Dyqanet ushqimore janë duke punuar me orar të shkurtuar. Njëkohësisht preferohet të shkojmë sa më rrallë, që të evitojmë grumbullimin e numrit të madh të njerëzve. Prandaj obligohemi të blejmë pak më shumë ushqim se zakonisht. Por është e rëndësishme që ta ruajmë atë nga prishja.
Qepët futini në një gete të vjetër dhe ndajini me nyje njërën nga tjera. Vendosini në një vend të ftohtë dhe të errët. Në këtë formë, qepët jetojnë deri në 8 muaj.
Për mollët keni kujdes që të mos e lini ndonjë të prishur pranë të tjerave. Kështu evitoni prishjen e të gjithave.
Bananeve, mbështjelljuni bishtat me folje alumini. Nëse keni shume ndajini në disa vende.
Në rast se keni pemë dhe perime në sasit të madhe ato mund t’i ndrini. Pritini dhe vendosini në qese për ngrirje.
Edhe produktet e qumështit mund të ngrihen. Gjalpin e mbështillni me letër alumini para ngrirjes. Qumështi i pasterizuar dhe komogjenizuar mund të ngrihet. Ndërsa kosi i ngrirë e humbet shijen, por mund ta përdorni për gatim.