-0.3 C
Priština
More

    Ruani organet tuaja gjenitale

    spot_imgspot_img

    Në fakt, çdo lloj kontakti përmes lëkurës në zonën gjenitale me një person të infektuar, ju çon drejt një rreziku shumë të lartë…

    Nëse ju paraqiten lytha në zonën gjenitale apo kondilomet, ju duhet të dini se nuk bëhet fjalë për një gjendje të zakonshme!

    Vetëm në Amerikë, çdo vit regjistrohen rreth 1 milion raste të reja për lythat gjenitale dhe problem më i madh është se këto keqkuptohen apo anashkalohen nga femrat.

    Pra, zbuloni 7 faktet më të rëndësishme në lidhje me lythat gjenitale, mënyrat më të mira si të qëndroni të shëndetshëm aty poshtë!

    1. Lythat mund të paraqiten edhe disa vite më vonë.

    Nëse paraqiten zakonisht pas disa javëve apo muajve të infektimit, ka gjasa që kjo gjendje të ju përsëritet edhe më vonë, thotë gjinekologu Mary Jane Minkin. Gjithashtu, ekziston edhe një lajm i tmerrshëm – HPV-ja që shkakton lythat nuk mund të shërohet plotësisht, edhepse këto mund të largohen për një kohë të caktuar, ato rishfaqen sërish.

    2. Lythat nuk zbulohen gjithmonë lehtë.

    Ndoshta mund të vëreni ndryshime në trupin tuaj, por problemi me lythat është se ato paraqiten në vende shumë të paarritshme, ku nuk është lehtë të zbulohen. Gjithashtu, shfaqen në formë dhe madhësi të ndryshme ku disa prej tyre mund të jenë aq të vegjël saqë janë plotësisht të padukshme për syrin e njeriut. Më së miri është, që nëse dyshoni për diçka, të drejtoheni mënjëherë tek mjeku juaj.

    3. Gratë shtatzëna duhet të jenë shumë të kujdesshme.

    Lythat gjenitale mund të rriten shumë shpejtë gjatë shtatzënisë suaj, dhe në raste të rralla mund të transferohen edhe tek fëmija gjatë lindjes, paralajmëron Minkin. Nëse ju prisni një fëmijë dhe keni lytha gjenitale, sigurohuni që të shkoni në gjinekolog – ai do të përcaktojë trajtimin më të mirë duke pasur parasysh gjendjen tuaj.

    4. Prezervativët nuk janë mbrojtje e sigurtë.

    Lythat gjenitale mund të formohen në zonë e anusit, skrotumit dhe vulvës, ndërsa prezervativët vetëm mbulojnë në përgjithësi organin gjenital, shpjegon gjinekologu. Në fakt, çdo lloj kontakti përmes lëkurës në zonën gjenitale me një person të infektuar, ju çon drejt një rreziku shumë të lartë për lythat gjenitale.

    5. Pirja e duhanit mund të jetë shkaktar.

    Edhe një arsye tjetër që të ndërpritni këtë shprehi të dëmshme – nikotina mund të ju shkaktojë disa probleme në zonën gjenitale! Sipas një studimi është vërtetuar se duhanpirësit kanë një rrezik prej 23% më shumë për lythat gjenitale se sa personat që nuk pijnë duhan. Arsyeja, thekson Minkin, është se prija e duhanit dobëson sistemin imunitar, kështuqë trupi juaj nuk mund të përballet njëlloj me infeksionin në krahasim me jo-duhanpirësit.

    6. Lythat mund të paraqiten edhe në vende tjera.

    “Lythat apo kondilomet mund të shfaqen në gojë dhe fyt, përshkak se ato mund të transmetohen përmes seksit oral”, paralajmëron Minkin dhe shton se paraqitja e tyre në këto vende shpesh herë nuk vihet re, në një mënyrë që as vet ne nuk jemi të vetëdijshëm për infeksionin e marrë. Problemi më i madh është se kur ju keni seks oral me një person që vuan nga HPV-ja, në mënyrë të konsiderueshme rritet rreziku për kancerin në fyt./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...