Getat e dekoruara me rruza e gurë vezullues tashmë janë pjesë e modës në mbarë botën dhe secila vajzë a grua duhet t’i posedojë në dollapin e rrobave.
Varësisht nga stili dhe kombinimi, „fishnets“ ia dalin t’i bëjnë ato të duken unike.
E në një stil avantgardë, në vendin tonë, këto aksesore po i sjell artistja Emiranda Beka. Të punuara me dorë, ajo ka sjellë geta përplot perla e gurë shkëlqyes që do të kuronin veshjen deri në detaje.
Beka thotë se këtë koleksion e ka krijuar për vajzat dhe gratë që duan të ndihen mirë me veshjen e tyre dhe në të njëjtën kohë të ndihen të veçanta.