Rrushi – fryti që ndikon në bukurinë, vitalitetin dhe shëndetin tuaj

Fryti më i mirë në mesin e të gjithë frutave vjeshtore, mund të konsiderohet si një thesar i vërtetë i shëndetit …

Sheqer rrushi, venë prej rrushi, acid limoni dhe molle, mineralet nga kalciumi dhe magnezi e deri te hekuri dhe fosfori, vitamina A, C, B – rrushi përmban të gjitha vlerat ushqyese për dallim nga ushqimet tjera.

Tonifikues natyral i trupit

Kokrrat e kuqe të rrushit janë përplot me celulozë dhe pektin, gjë që paraqet edhe arsyen pse rrushi konsiderohet si fryt që ndihmon tretjen, pastron trupin nga toksinat, eliminon ujin e tepërt nga trupi dhe ka funskion diuretik. Rrushi është ideal për mënyrën e të ushqyerit në vjeshtë pasi vepron si tonifikues natyral për organizmin, sasia e fosforit dhe kalciumit është e dobishme për metabolizmin e nyjeve dhe eshtrave. Për këtë, rekomandohet konsumi i rrushit gjatë shërimit pas ndonjë thyerje apo lëndimi të eshtrave.

Efekti shërues dhe dobiprurës

Rrushi është një burim shumë i vlefshëm i fitokemikaleve bioflavonoide, që kanë potencial antioksidues, përkatësishtmbrojnë qelizat nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Theksimi i ngjyrës së rrushit nënkupton përqëndrimin më të fortë të bioflavonoideve. Polifenoli që gjendet tek rrushi, por edhe tek vera, inaktivizon radikalet e lira. Rrushi i kuq përmban pigmentin antocianin nga grupi i fenoleve bimore që funksionon ngjashëm sikur likopenet tek domatet, si dhe si antioksidant i fuqishëm. Këto pigmente bimore i japin ngjyrë të kuqe frutave dhe perimeve si: grejpfruti i kuq, shega, shalqiri, luleshtrydhet, qershitë, lakra e kuqe.

Ka dëshmi se konsumi i rrushit përmirëson qarkullimin e gjakut, nëse keni probleme me presionin e lartë të gjakut, një gotë verë në ditë mund të ndikojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Si antioksidant, rrushi ndikon edhe në mbrojtjen e mushkërive nga sëmundjet që lidhen me pirjen e duhanit. Vitamina A, C, E që gjendet tek rrushi, mund të ndikojë edhe në ruajtjen e të pamurit.

Trajtimi i bukurisë me anë të verës së rrushit

Gjatë viteve të fundit, rrushi është bërë faktor i rëndësishëm në industrinë kozmetike. Përveç përbërësve aktiv që përmban vera si procyanidin (mbrojtjen e enëve të gjakut dhe eliminimin e radikaleve të lira), polifenole (antioksidantë të mirë), resveratrol, vitamina A, C, B1, B2, vera gjithashtu ka një fuqi të madhe antioksiduese dhe sot paraqet një nga produktet e rëndësishme dhe mbrojtëse kundër plakjes. Rrushi përmban shumë vitamina E, natrium, fluor, magnez, hekur, kalium, kalcium, fosfor si dhe acide frutash.

Farat dhe lëkura e rrushit është e pasur me polifenole dhe antioksidantë që luftojnë kundër radikaleve të lira, përgjegjëse për plakjen e lëkurës. Të gjitha këto substanca bioaktive tek rrushi, vera dhe farat, përdoren për pastrimin, masazhimin, pilingun dhe maskave për fytyrë dhe trup.

Përgatitja e ushqimit me rrush

Në sezonin e të korrave sigurisht që është shumë mirë për të ngrënë rrush të freskët. Ekzistojnë mundësi të ndryshme në përgatitjen e rrushit, nga ai bëhet lëng i shijshëm, uthull, xhem dhe marmeladë. Rrushi përdoret edhe si shtesë për sallatë frutash si dhe kombinime tjera. Provoni në dekorimin e deserteve dhe akulloreve, apo si përbërës në mbushjen e shtrudllave.

Rrushi i thatë përdoret më së shumti në përgatitjen e ëmbëlsirave dhe deserteve tjera. Orizi apo pilafi pasurohet shumë në shije nëse i shtoni bajame apo rrush të thatë. Rrushi si lëng i freskët stimulon oreksin, përmirëson metabolizmin në trup, heq toksinat nga trupi, rekomandohet për anemi, ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut.

Vaji nga farat e rrushit, është shumë i vlerësuar dhe kërkuar, ku së pari herë u prodhua në Francë si një zëvendësim për vajin e ullirit. Ajo mund të përdoret në gatim, përmban shumë antioksidantë dhe polifenole. Përmban omega 3 – acide yndyrore si dhe ka efekt mbrojtës për sistemin kardiovaskular.

kosovarja.ch