Rrobat veniten për shkak të akumulimit të detergjentit dhe abraziviteti i kësaj erëze do ti shpërbëjë këto mbetje.
Piperi është një erëz e domosdoshme që përmirëson shijen e pothuajse të gjitha ushqimeve. Ai stimulon metabolizmin dhe djegien e shtresave dhjamore, zvogëlon dhimbjet dhe ënjtjen e nyjeve, të cilat janë rezultat i artritit, kurse aroma e tij mund të jetë një ndihmë për të gjithë ata që përpiqen të ndalojnë pirjen e duhanit.
Përveç në ushqime, kjo erëz lehtë mund të gjendet edhe në lavatriçe!
Gjegjësisht, amviset që e kanë provuar këtë ‘truk’ pohojnë se përmes piperit të zi mund ti kthehet ngjyra rrobave të zeza.
Thjesht, duhet të shtoni një lugë çaji pluhur piper të zi (rreth 5 gram) në lavatriçe me rroba të zeza. Kyçeni lavatriçen dhe lani rrobat në programin e zakonshëm.
Përse ky truk vepron kështu?
Rrobat veniten për shkak të grumbullimit të detergjentit, kurse abraziviteti i piperit do ti shpërbëjë këto mbetje, kurse e zeza e erëzës do ti jape nuancë shtesë të zezë rrobave tuaja.