1.4 C
Priština
More

    Rritja e lindjeve me prerjes cezariane mund të ndryshojë evolucionin e njeriut

    spot_imgspot_img

    Prerja cezariane ka qenë në rritje për dekada të tëra, duke përbërë më shumë se 30% të të gjitha lindjeve në Shtetet e Bashkuara.

    Një studim i ri tregon se si prerja cezariane është bërë më e zakonshme, e cila mund të jetë duke ndryshuar rrjedhën e evolucionit të njeriut. Më shumë foshnja janë duke lindur me koka që janë shumë më të mëdha se legeni i nënave… gjë që shpie, sipas teorisë, në më shumë prerje cezariane.

    Pse?

    Para përhapjes së gjerë të prerjes cezariane, foshnjat e mëdha dhe nënat me legen të ngushtë, kishin më shumë gjasa të ëprfundonin në vdekje gjatë lindjes. Por, për shkak se prerja cezariane ka tendencë për të ruajtur këto foshnja, gjenet që kontribuojnë në kokë të madhe/legen të ngushtë kanë vazhduar të kalojnë nëpër të.

    Hulumtuesit tregojnë se i ashtuquajturi “disproporcion i fetusit në legen” vazhdon të rritet (që nënkupton se shumica e foshnjave e kanë më të vështirë të kalojnë përmes legenit të nënave të tyre) dhe se prerja cezariane do të rritet – edhe pse ata paralajmërojnë se në këtë pikë është thjeshtë vetëm një teori matematikore.

    “Sipas njohurive të mia, kjo ende nuk është treguar në mënyrë empirike”, tha studiuesi Philipp Mitterocker, një biolog evolucionist në Univerzitetin e Vienës. Zbulimet e ekipit të tij janë publikuar në revistën Proceedings, të Akademisë Kombëtare të Shkencave gjatë kësaj jave.

    E megjithatë, disa gjinekologë mendojnë se ky parashikim është i gjithi i sforcuar.

    Dr. Mari Charisse Banez Trinidad, gjinekologe në Klinikën Mayo, thekson se kjo duket një teori shumë e arsyeshme, duke pohuar se shkalla e trashjes në vendin tonë është gjithnjë e më e theksuar. Me rritjen e peshës sonë edhe foshnjat peshojnë më shumë, gjë që nënkupton se sa më shumë foshnje të mëdha, aq më pak përshtatje për të kaluar me lehtësi nga legeni i nënave. Dhe, nëse keni diproporcion të legenit, prerja cezariane është rruga më e sigurtë për lindjen e foshnjes.

    Nocioni se kokat e foshnjave janë shpesh herë më të mëdha se legeni i nënave, mund të jetë shumë përçarëse në lidhje me disa qarqe përkrahëse të lindjes natyrale. Këta theksojnë se gratë me legen të ngushtë dhe foshnjat me koka të mëdha janë thjeshtë një mit, duke argumentuar se gratë kanë qenë gjithnjë të suksesshme në lindjen e foshnjave në rrugë vaginale. Por, Trinidad thekson se teoria e re në fakt, përkrah idenë se foshnjat dhe gratë në të vërtetë janë duke kaluar nëpër një ndryshim të madh.

    Megjithatë, shkalla e prerjeve cezariane është identifikuar si një shqetësim i madh për shëndetin publik, në të cilën ofrohen udhëzime për parandalimin e prerjes cezarianë të fëmijës së parë (gjë që shkakton më shumë prerje cezariane të tilla nëse një nënë bën më shumë fëmijë). Ka shumë arsye pse femrat zgjedhin prerjen cezariane – shumica e arsyeve që nuk kanë të bëjnë me madhësinë e kokës së foshnjes apo legenit – spitalet janë kritikuar për idenë se një foshnje me kokë të madhe shpie automatikisht në prerje cezariane.

    Trinidad thekson se edhe nëse koka e foshnjes është e madhe, sërish mund të përshtatet nëpër kanalin e lindjes, thekson ajo. Por, për disa foshnja është e pamundur të lindin në rrugë vaginale, në mënyrë të sigurtë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...