Me siguri shumë herë keni dëgjuar se si për bukuri gjithçka durohet. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten a mundet bukuria dhe çdo gjë që durojmë për te të ndikoj në dëm të shëndetit tonë? Ja ku arrijnë përgjigjet.
Të gjithë neve na pëlqen se si na duken këmbët në taka, por çfarë ndodhë nëse forma e këpucës na e ndalon qarkullimin, ndërsa thembra jonë vjen deri në deformim? Kuptoni cilat janë të gjitha rreziqet të cilat fshihen në dollapin tuaj.
Takat e larta
Të rralla janë ato femra që nuk i duan dhe nuk kënaqen me atë se si i duken këmbët derisa i kanë të veshura. Por, nuk keni nevojë të jeni doktor shkence që të dini se takat e larta janë të dëmshme për shëndetin tuaj. Ato mund të irritojnë lëkurën, e edhe deformojnë gishtat e thembrën.
Kur mbajmë taka të larta e gjithë pesha e trupit bie në anë të thembrave duke shkaktuar qëndrim jo të drejtë të trupit për shkak të mbajtjes së baras peshës. Gjysma e poshtme e trupit del më përpara kështu që e sipërmja duhet të shtyhet mbrapa dhe kështu pengon qëndrim normal S të shpinës. Është shumë vështirë për ta mbajtur trupin drejtë në këtë pozicion, e kjo jo vetëm që nuk është e mirë për shëndet, por as nuk duket bukur.
Mjekët theksojnë që bartja e takave të larta mund të ndikojë në dëmtimin e thembrave gjithashtu për shkak të ndarjes së pa drejtë të peshës, që sjell deri probleme të shumta.
Mënyra më e thjeshtë që t’i shmangeni këtij dëmtimi të bërë nga takat është që më shpesh të hidheni nga takat në kapucë të rehatshme.
Farmerka të ngushta
Nëse shpesh ndjeni ngushti nga ana e jashtme e kofshës atëherë farmerkat i keni shuam të ngushta. Kjo dukuri quhet ‘sindroni i jenseve të ngushta’, e mund të shkaktoj formë të lehtësuar të mpirjes së indit. Nuk keni nevojë të ndaloni duke i bartur të preferuarat “skinë jeans” por blijini një numër më të madh.
Kostumi i detit i lagët
A ju kujtohet kur keni qenë fëmijë se si ju ka tërhequr vërejtjen nëna ta ndërroni kostumin. E pra edhe kësaj radhe ka qenë në të drejtë. Kostumi i detit i lagët mund të shkaktojë shumë infeksione të gjenitaleve tek femrat. Që ti ndaloni infeksionet kërpudhor kaloni sa më pak kohë me kostum të lagët dhe në det gjithmonë mbani një rezervë.
Gjoksore për një numër më të vogël
Është shumë e rëndësishme që kur blini gjoksore ta zgjidhni numrin e saktë, sepse numri më i vogël mund të shkaktojë rritim të lëkurës, infeksione, problem me frymëmarrje, ndërsa mund të ndikoj edhe në punën e gjëndrës limfe. Gjoksorja shumë e vogël mund të zvogëlojë qarkullimin përmes gjëndrës limfë në gjoks që prodhon bartjen më të madhe të toksikeve në trup.
Brekët tanga
Ekspertët theksojnë që ato janë njëri ndër fajtorët kryesorë të infeksioneve kërpudhor e edhe të infeksioneve të traktit urinor tek femrat sepse ndihmon bartjen e baktereve nga rektuma në uretre.
Edhe pse e kemi vështirë të heqim dorë nga këto gjëra që mendojmë që na ndihmojnë në dukje më të bukur do të duhet të paktën të mendojmë që përdorimin e tyre ta bëjmë minimal.