Për shkak të ngjyrave, tharjeve, zbardhuesëve tepër agresivë, flokët thahen së tepërmi tek majat dhe yndyra natyrale e flokut mbetet vetëm tek rrënjët.
Si ta përmirësojmë këtë: Aplikoni maskë me argjilë të gjelbër vetëm tek rrënjët (jo tek majat); – Lani flokët me një shampo kundër yndyrës; – Ushqeni majat duke përdorur vajra (vaj hithre, vaj lini) dhe maska hidratuese; – Shmangni masazhin e kokës, sepse sa më shume aktivizohet qarkullimi i gjakut, aq më shumë shumë shfaqet në sipërfaqen e kokës.
Disa këshilla të tjera si një plotësues për trajtimet kozmetike natyrale, është e domosdoshme që të jetë një mënyrë jetese e shëndetshme, gjumë i mjaftueshëm, ushqim i balancuar. Nje dietë e pasur me perime dhe fruta të freskëta ndihmon për eliminimin e toksinave. Gjithashtu ushqimet e pasura me zink dhe vitaminë B6 parandalojnë problemin në afat të gjatë.
kosovarja.ch