Si supozohet të flitet me kolegët sy për sy, dhe në mënyrë të sigurtë e productive? Parashtruam këto pyetje tre nga këshilltarët tanë më të besuar dhe po ju paraqesim përgjigjet e tyre më poshtë.
Përqafime e jo shtirrje
Rregull i pranueshëm: mbajeni për vete nëse nuk është lavdërim. Pastaj mund të llomotitni sa më shumë që dëshironi (dhe për aq kohë sa është e sinqertë), thotë Vicki Salemi, eksperte në karrierë. Kjo bën që gjithkush të ndihet mirë.
Në rregull. Pra, keni kontaktuar tashmë një bashkëpunëtor problematik dhe keni zhvilluar një bisedë të sjellshme por krejtsisht të padobishme. Tani çfarë? Ju duhet vetëm të sjellni shefin tuaj nën këto rrethana, thonë Salemi dhe Meredith Haberfeld, bashkë-themelues të institutit për trajnim:
- Kolegu juaj nuk do të jetë objektiv
- Ajo është e keqe dhe është paksa e frikshme
- Jeni me të vërtetë gati për të tejkaluar çështjen që keni pasur me të
Mos harroni se shefi juaj është atje për të ndërmjetësuar dhe se ajo ka përkrahjen tuaj. Pra, mos keni frikë të kërkoni ndihmë nga ajo, nëse jeni në njërën nga situatat e mësipërme.
Respektoni rendin e ankesave
Nëse keni ndonjë problem dhe tentoni të ankoheni tek shefi duke e kërkuar nëpër zyre dhe ta paralajmëroni, mos e bëni këtë për hir të së vërtetës. Është zyra për resurse humane (HR) që mirret me këto. Mos e bëni, për hir të dinjitetit tuaj profesional. Vetëm pjesë të vogla private (një ose dy) janë të pranueshme për ankesat tuaja. sigurisht që nuk dëshironi të bëheni ankuesi i përbetuar nëpër zyre, apo jo?
Mundohuni ta fshihni konfliktin e jo ta ndjeni atë. Salemi thotë, mos përdorni epitete që më vonë mund të pendoheni, mbani situatën nën kontroll. Deklaroni fakte dhe sjellni prova. Flisni hapur duke lënë mënjanë pseudonimet.
Bëhuni me ide
Bëhu person i orientuar drejt zgjidhjes së situatave, thotë Lindsey Pollak, ekspert në vendin punues dhe zëdhënës për The Hartford. Kjo tregon se dëshironi të bëni situatën më të mirë.
Mediat sociale nuk janë aq personale sa ju mendoni
Kontrolloni rregulloren e mediave sociale para se të futeni aty, thotë Pollak. Mos postoni diçka që nuk dëshironi që të gjithë kolegët e punës ta shohin. Gjithçka që ju shpërndani në rrjete sociale mund të prishë imazhin tuaj të punës, andaj keni kujdes se çfarë lloj gjërash postoni. (pastime që kanë të bëjnë me punën dhe lajme janë plotësisht në rregull).
Gjithçka që ju bëni me pajisjet e punës mund të shikohet potencialisht nga punëdhënësi juaj, thotë Pollak. Kur të shfrytëzoni ndonjë aparaturë në zyrat punuese, duhet të keni shumë kujdes dhe të jeni të matur rreth asaj se si i përdorni furrnizimet e zyrës. Detyra juaj është ti respektoni përgjegjësitë dhe detyrimet dhe të mos e përdorni pronën e kompanisë për të nënçmuar apo ul vlerat punëdhënësit tuaj.
Në fund të ditës, prap keni për ti takuar kolegët.
Dhe, thashethemet dhe negativiteti juaj nuk do ta bëjë më të lehtë, por vetëm se do ta përkeqësojë situatën./kosovarja.ch/