‘Role’ të shijshme dhe të lëngshme
Koret i ndajmë në dy pjesë të barabarta. Rrahim vezët, mundet edhe me mikser. Farat e hashashit (lulëkuqes) i zbusim (hudhim në qumësht të nxehtë dhe shtojmë sheqer, e përziejmë mirë dhe e lëmë të ftohet). Të gjitha i bashkojmë me vezët, vajin dhe pluhurin për pjekje deri sa të fitohet një përzierje e bukur.
Më së miri, përzierjen e ndajmë në dy pjesë, sepse duhet të bëjmë dy ‘role’ (rollat). Vendosim më parë njërën kore, e lyejmë me vaj, pastaj vendosim koren tjetër dhe shtriejmë përzierjen e hashashit. Përsërisim kështu deri sa të kemi kore dhe përzierje. Rollatin e mbështjellim, edhe atë në skajin më të shkurtër, kështu që të bëhet më e vogël por më e trashë. E lyejmë me vaj tepsinë për pjekje dhe në të vendosim rollatet. I pjekim në 200 gradë deri sa rolatet të pjeken.
Ziejmë shurup me sheqer dhe ujë dhe i zbusim rolatet me shurupin e nxehtë. Kur të ftohen, i prejmë ‘rolet’. Nuk e thithin të gjithë shurupin, do të jenë të butë, por jo shumë të ëmbël si bakllava.
PËRBËRËSIT:
- 500 g kore të holla për pite
- 500 g lulëkuqe (hashash) të bluar
- 3 vezë
- 2 dl sheqer
- 2 dl vaj
- 1 kese pluhur për pjekje
- 2 dl qumësht
- Shurup: 4 dl ujë dhe 2 dl sheqer