Përbëresit për patishpan
- 6 vezë,
- 6 lugë sheqer,
- 3 lugë arra të bluara,
- 4 lugë miell,
- lëvore limoni.
Përbërësit për lyerje
- Ajkë e ëmbël e tundur ose 200 gr arra të bluara,
- 200 gr sheqer,
- Pak qumësht.
Udhëzime
- Tunden vezët me sheqer në marengë të dendur.
- Shtohen arrat,mielli,lëvorja e limonit dhe të gjitha përzihen me lugë.
- Derdhet në tepsi të shtruar me letër dhe futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur.
- Korja e pjekur përmbyset në pecetë të lagur.
- Ndërkohë 2 dcl ujë me 200 gr sheqer vlohen 10 minuta.
- Në këtë masë hidhen arrat,përzihen mirë dhe me këtë masë lyhet korja e pjekur e cila mbështillet në roladë.
- Pasi të ftohet mirë, mbi i hidhet sheqer pluhur,pastaj pritet në pjesë afro 2 centimetra trashësie.
Burime: recetatecekes