Këngëtari Robert Berisha, të enjten në mëngjes është kthyer nga Stambolli, Turqi. Aktualisht ai gjendet në konviktet e studentëve në Prishtinë, vend i përcaktuar për karantinë. Bazuar në vendimet qeveritare, udhëtarët që hyjnë në Kosovë nga vendet e prekura me virusin Corona, duhet të dërgohen në këtë vend.
Por ai nuk është i kënaqur aspak me kushtet në Qendrën e Studentëve. Në Instagramin e tij ka postuar pamje nga banjo të papastërt.
“Ik prej virusit hajde n’virus”, ka shkruar mes të tjerash Roberti mbi këto pamje.