Përbësit:
300 g oriz
Lëng pule
1 fileto pule
1 lugë maskarpone
100 g djathë parmixhano
50 g gjalpë
50 ml vaj ulliri
50 domate të thara
Gjysmë gote verë të bardhë
4 qepujka
4 thelpinj hudhre
1 tufë borzilok
Kripë
Piper
Presim në kube fileton e pulës, pastrojmë qepën dhe hudhrat dhe i presim hollë ato. Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe skuqim qepën, fileton e pulës dhe hudhrat. Më pas shtojmë orizin, domatet, duke vazhduar skuqjen e duke e përzier. E shuajmë me verën e bardhë. Shtojmë lëngun e pulës, kripën, piperin dhe e ziejmë rizoton për 13 minuta. Në fund shtojmë maskarponen, gjalpin, borzilokun dhe e vazhdojmë përzierjen edhe për dy minuta të tjera. Në fund hedhim edhe djathin parmixhano.
Supë me thjerrëza
Përbërësit:
150 g thjerrëza
2 lugë kafeje uthull
2 domate
Gjysmë lugë pelteje domateje
Gjysmë karrote
Gjysmë qepë
2 gjethe të vogla dafine
2 thelpinj hudhra
1 lugë kafeje rigon
100 ml vaj ulliri
Kripë
Piper
Lajmë me ujë të rrjedhshëm thjerrëzat, i vëmë në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. Pastaj e derdhim ujin dhe i shpëlajmë. I vëmë në një tenxhere tjetër, së bashku me perimet e prera në të njëjtën madhësi, dafinën, kripën, piperin, rigonin, hudhrat, vajin e ullirit, uthullën dhe domaten pelte. Shtojmë ujë dhe e lëmë supën të ziejë në zjarr të ngadaltë për 50-60 minuta, derisa të lidhet mirë dhe të marrë shijen që duhet.Pene me perime të stinës
Përbërësit:
500 g pene
Gjysmë patëllxhani të vogël
200 g domate
Gjysmë speci jeshil dhe gjysmë të kuq
1 kungull i vogël
100 g djathë i bardhë
50 g kaperi
70 ml vaj ulliri
1 tufë borzilok
1 lugë kafeje rigon
Kripë
Piper
Në fillim lajmë mirë të gjitha perimet dhe i presim ato në kube. Në një tenxhere me ujë të valuar hedhim pastën të ziejë dhe në një tjetër përgatitim salcë, ku hedhim qepën, hudhrat, vajin e ullirit, specat,kungullin, kripën dhe patëllxhanin. I skuqim për pak minuta dhe më pas shtojmë domaten, djathin e bardhë, rigonin, kripën dhe piperin. Pasi salca të jetë trashur mirë, shtojmë edhe pastën e zier. Në fund hedhim pak vaj ulliri, borzilokun dhe pak lëng nga uji i pastës, nëse duhet.