Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila nuk njeh kufinj kur bëhet fjala për sukses, ka paralajmëruar se do të sjellë një projekt të ri.
Rita Ora, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila nuk njeh kufinj kur bëhet fjala për sukses, ka paralajmëruar se do të sjellë një projekt të ri.
“Duke xhiruar diçka ekstra të veçantë sot” ka shkruar Rita, në një foto të postuar në rrjetet sociale, derisa shihet e ulur në karrige, teksa dy vajza po kujdesen për flokët dhe grimin e këngëtares.
Nuk dihen akoma më shumë detaje mbi atë se çfarë po planifikon të sjellë këngëtarja, por kurioziteti i fansave u shtua pas fjalëve të saj.
Ndërkohë, vetëm 4 ditë më parë, Rita Ora i befasoi të gjithë e veshur me një fustan transparent të markës Gucci, teksa realizoi foto në studion muzikore ku edhe duket se po punonte në projektin e radhës.