Rita Ora ka vendosur që qëndrimin në shtëpi ta kalojë duke ushtruar. Por ajo është shpërqendruar nga disa detaje të vogla.
Në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka treguar se pas lyerjes së buzëve me ngjyrë të kuqe dhe mbathjes së atleteve me ngjyrë të ndezur, nuk ka mundur të ushtrojë më.
Në vend të aktivitetit fizik, ajo ka përfunduar duke bërë fotografi të shumta, të cilat i ka postuar në Instagram gjatë gjithë ditës.
Madje disa prej pozave i ka përcjellë me një mbishkrim sarkastik.
“Fillova të ushtroj dhe më pas vendosa buzëkuq dhe mbatha atletet me ngjyra të ndezura dhe kjo ndodhi. Unë duke pozuar? Kurrë. “ – ka shkruar këngëtarja shqiptare me famë botërore.