Mjekë, politkanë, ekonomistë, artistë të fushave të ndryshme, të gjithë janë bërë bashkë në luftën kundër COVID-19. Kontributi është i formave të ndryshme nga të gjithë. Këtë të shtunë, drejtpërdrejtë, do të performojnë një numër i madh i artistëve më të njohur botëror.
Është ky një organizim i “Global Citizen” dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhe ka për qellim shprehjen e mirënjohjes ndaj punëtorëve shëndetësorë në mbarë botën.
Në mesin e yjeve më të mëdha botërore, është edhe këngëtarja Rita Ora.
Kosovarja, përmes një postimit në Instagram, ka treguar se është shumë e lumtur që do të performojë në eventin e së shtunës, që do të fillojë nga ora 19:00.
“Këtë të shtunë nga 7 pasdite BST!! Mezi pres t’iu bashkohem @glblctzn dhe @ ËHo për “Një botë: Bashkë në shtëpi. Bashkohu me mua për të falënderuar punëtorët e mrekullueshëm të kujdesit shëndetësor që luftojnë #COVID19 në vijat e fronitit në të gjithë botën!!”, ka shkruar Rita.