Ditëve të fundit, të prekurit nga Coronavirusi në Kosovë, kanë arritur numër rekord. Vetëm gjatë të shtunës (4 korrik 2020), numri i të infektuarve ishte 176 nga 346 të testuar.
Por shumë më shqetësuese është vdekja e 12 pacientëve brenda 24 orëve.
Kjo ka bërë që Qeveria e Republikës së Kosovës, të vendosë një sërë masash për të paranadaluar përhapjen e më tutjeshme.
Prishtina, Prizreni, Ferizaj dhe Vushtrria, nga e hëna do të kenë lëvizje të kufizuar nga ora 21:00 deri 05:00.
Gjatë kësaj kohe do të jetë e mbyllur edhe gastronomia. Në pjesën tjetër të ditës, do të lejohet vetëm puna në ambiente të jashtme dhe shërbimi take away.
Institucionet do të punojnë vetëm me staf esencial.
Numri i personave që përdorin transportin publik do të përgjysmohet.
Këto masa hyjnë në fuqi nga dita e hënë (6 korrik, 2020).