Këngëtari i njohur shqiptar i muzikës rep, Genc Prelvukaj, pas disa mujsh do të sjellë albumin e tij me të ri për të gjithë fansat e muzikës së tij.
Lajmin se është në përgatitije të projektit më të ri e bëri të ditur në një postim në llogarinë e tij personale në Instagram.
Me këtë rast, ish anëtari i grupi Etno Engjujt, ka treguar për ndjekësit e tij edhe datën se kur do të publikohet albumi dhe se sa këngë do t’i përmbaj ai.“15 nëntor, albumi i ri me 15 këngë të reja”, ka shkruar ai krahas fotografisë, ku shfaqet para një mikrofoni.
Lajmi u mirëprit nga fansat e reperit, të cilët nuk hezituan ta tregojnë gëzimin e tyre me komente e reagime të ndryshme në postimin e këngëtarit.
Ndryshe, “Hallall e ke” mban titullin kënga e fundit e lansuar nga Genci në fillim të muajit prill, të cilën e solli në bashkëpunim me artistin Sinan Vllasaliu.
Projekti deri më tani ka arritur të grumbullojë afro tre milionë klikime në platformën YouTube.