Një herë në javë freskojëni lëkurën me maskë të cilën do ta përgaditni për disa minuta.
Shumica e femrave pinë disa filxhanë kafe për çdo ditë. Shfrytëzoni përparsitë e kafesë së zezë dhe telben (copëza kafeje që fundrrojnë në filxhan) pa sheqe bëjeni pilling-maskë për lëkurë të lodhur. Është e ditur që kofeina absorbohet shpejt dhe ndihmon në largimin e toksinave nga lëkura.
Nevojiten:
- 1 lugë telbe të kulluar të kafesë së vluar
- 1-2 lugë qumësht për pastrim të fytyrës
- 1 lugë mjaltë
Përgatitja
Në gotë përzieni kafen e kulluar disa kafe, me mjaltë. Shtojini qumështin që pastroni fytyrën që të fitoni masë të yndyrshme.
Përdorimi
Vendoseni butësisht masën në fytyrë dhe në dekolte. Më pas me pëllëmbë të lagura në mënyrë rrethore fërkoni maskën nëpër lëkurë. Lereni që maska të rrijë 10 minuta në mënyrë që kofeina dhe mjalta të bëjnë efektin e tyre. Kofeina me antioksidantin e vet largon toksinën nga lëkura, zvogëlon qeskat nën sy, eliminon skuqjen dhe ngadalëson plakjen, derisa mjalta rigjeneron lëkurën dhe e bën më të butë.
Shpërlajeni fytyrën dhe dekoltenë me ujë të vakët. Thajeni me pecetë.
Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION./kosovarja.ch/