-3.2 C
Priština
More

    Reçeta revolucionare e Dr. Irina Stefanovska: Balsam për humbje peshe si dhe përmirësim të kujtesës, dëgjimit dhe shiqimit

    spot_imgspot_img

    Kjo reçetë është prezantuar nga Dr. Irina Stefanovska, mjeke e famshme – fitoterapeute, në emisionin për jetën e shëndetshme në  televizionin rus. Dr Stefanovska thotë; „Falë kësaj reçete, sipas të dhënave të mia, gratë kanë zvogëluar belin për 1 cm në ditë. Ky balsam eliminon yndyrërat dhe ujin e tepërt nga organizmi, përmirëson funksionin e trurit, përmirëson kujtesën, përmirëson të dëgjuarit dhe shiqimin“.

    Përbërësit kryesorë të kësaj reçete janë rrika e freskët dhe limoni i paspërkatur me lëvozhgë dhe mjalti. Tashmë shumë është thënë në lidhje me mjaltin dhe limonin, kështu që ne tani, para reçetës, shkurtimisht do ti referohemi rrikës.

    Rrika (lloj rrepe)

    Rrika (lat. Armoracia rusticana) është një bimë shumëvjeçare me gjethe të gjelbërta, rrënjë të bardha dhe shije pikante. Vjen nga Mesdheu dhe Azia Perëndimore. Në ushqim më së shpeshti përdoret rrënja e rrikës, por janë shumë të shijshme dhe pak djegës edhe fletat e reja të rrikës.

    Për shkak të përbërjes së saj (vitaminë C, kalium, vitaminë B1, vitaminë B6, hekur, kalcium, vitaminë B2, magnezium, fosfor …) rrika përveç shijes së mirë, është e jashtëzakonshme edhe si bimë shëruese.

    Vetitë e saj shëruese janë të njohura që nga grekët e lashtë. Më shumë se 1500 vjet para erës sonë ata e kanë përdorur për lehtësimin e dhimbjeve të shpinës. Që nga ato ditë vlenë thënia: „Rrepa vlenë aq sa peshon plumbi, panxhari sa argjendi dhe rrika sa ari“.

    Është një shtesë e domosdoshme për gjella të ndryshme, sidomos në ushqimet e yndyrshme sepse ndihmon që më lehtë të tretet. Rrika pastron organizmin, shpejtëson metabolizmin, eliminon lodhjen, ashtuqë më së shumti rekomandohet për diabetikët. Nxit riprodhimin dhe zhvillimin e bakterieve të dobishme në zorrë.

    Lëngu i rrikës shkatërron bakteriet dizenterike, salmonelës, tuberkulozit, si dhe shumë kërpudhave që parazitojnë në njerëz dhe bimë. Rrit funksionin e organeve të tretjes duke stimuluar sekretimin e lëngjeve të stomakut dhe të zorrëve, tëmthit dhe enzimeve nga pankreasi. Rrika stimulon edhe punën e mëlçisë, stimulon punën e zemrës dhe qarkullimin, dhe përveç kësaj, është një diuretik i shkëlqyer dhe ndihmon tek reumatizmi.

    Si t’i ruajmë rrënjët e freskëta?

    Rrënjët mund të përdoren gjatë gjithë vitit të freskëta, nëse me kohë groposen në rërë me lagështi ose mbahen në bodrum.

    Nëse keni një rrënjë më të madhe, ju mund të gërryeni sasinë e duhur, kurse pjesën tjetër e mbështjellni në letër alumini dhe e ruani në frigorifer në kuti për perime.

    Nëse doni që rrika e gërryer të qëndrojë e freskët edhe pas tri javësh, e përzieni me një lugë sheqer dhe 4 lugë lëng limoni ose uthull. Në një kavanoz qelqi të mbyllur, rrika mund të qëndrojë në frigorifer deri në 3 javë.

    Reçeta për balsam për humbje peshe e dr. Stefanovska

    Përbërësit:

    • 125 g rrikë
    • 3 limona
    • 3 lugë mjaltë

    Përgatitja:

    Bluani  125 gram rrikë.

    Merrni tre limonat, i shtrydhni, largoni farat e tyre dhe së bashku me lëvozhgat e tyre i bluani dhe i përzieni me rrikën e bluar.

    Në të, shtoni tri lugë mjaltë dhe të gjitha i përzieni mirë.

    Mbajeni këtë balsam në një kavanoz qelqi të mbyllur në frigorifer.

    Merrni një lugë çaji të vogël balsam dy herë në ditë me ushqim.

    Merrni këtë balsam për 3 javë dhe shikoni se si beli zvogëlohet.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...