Nevoitet:
- Perime (brokoli, lulelakër, bizele, lakër brukseli, kungull i njomë),
- 1 qepë,
- Mish pule ose të mëlçisë,
- Supë me lëng mishi të pulës,
- Gjalpë,
- Pak vaj ulliri.
Përgatitja:
Në pak vaj copëtoni qepën deri sa të zbutet. Shtoni perimet sipas menysë së propozuar dhe përzieni deri sa të bëhet masë e butë. Mishin e pulës apo të mëlçisë skuqni me pak gjalpë apo vaj ulliri rreth 7 minuta. Në një enë vendosni mishin, shtoni perimet të gatuara në avull si dhe mbi to derdhni supën e pulës. Vendosni në furrë në 180 gradë dhe piqeni deri sa mishi dhe perimet të zbuten mirë. Nëse është e nevojshme, në ndërkohë shtoni lëng mishi të supës. Përzieni mishin dhe perimet dhe pasi të ftohet ushqeni fëmijën tuaj./kosovarja.ch/
Për ushqime të gatshme të përgaditura si nga dora juaj, kosovarja.ch ju propozon produktet e HIPP, pa aroma shtesë, pa ngjyrosës dhe pa konzervans shtesë, të përgaditur në mënyrë delikate dhe me avull.
Fotografitë: fondi i fotografive të HIPP