Keku i mbushur është sikurse një velo e bardhë, të cilës mund t`i shtoni çfarëdo që dëshironi, nga frutat e deri tek arrat, lajthitë e tj. Ja reçeta për mafin, e vetmja që do ju duhet për tërë jetën.
Përbërësit :
2 1/4 e tasit me miell
1 1/2 lugë çaji me pluhur për pjekje
1/2 lugë çaji me sodë buke
1 lugë çaji me kripë
3/4 e tasit me sheqer
2 vezë
1/2 tas me qumësht
4 lugë gjelle me gjalpë të shkrirë
4 lugë jelle me vaj neutral( i kokosit, kikirikave apo nga perimet)
Shtesë sipas dëshirës suaj (fruta të freskëta, arra,lajthi,bajame të coptuara, copëza të çokolatës apo përzierje e të gjithave ng pak)
Udhëzimet :
- Ngrohim paraprakisht furrën në 175 *C. Bëni me yndyrë kanaqen e kekut me sprej për mosngjitje.
- Në tas të madh, rrahim miellin, pluhurin për pjekje, sodën e bukës, kripën dhe sheqerin, 15 apo 20 sekonda.
- Bëni një bunar në mes në të cilin i derdhim qumështin, vezët, gjalpën e shkrirë dhe vajin. Rrahim tërë kombinimin, 1 deri në 2 minuta.
- Përdorim një lopatëz gome që të bëjmë përzierjen e tërësishme dhe të barabartë.
- Mbushim 3/4 e tasave të kanaqes për kek të mbushur. Pjekim derisa një kruese dhëmbësh e vendosur në mes, del jashtë e pastër, 25 deri në 30 minuta. E ftohim për të paktën 15 minuta para se t`a servojmë.