Reçeta krejtësisht të reja për specialitete me vezë

Vezët janë shumë të rëndësishme në cdo dietë të shëndetshme. Vetëm një vezë e vetme ka shumë proteina dhe 9 amino acide esenciale. Mësoni mënyra të reja dhe zbavitëse për të përgatitur ushqimin me vezë.

Gjithmonë ekziston historia e babait i cili mbetet i vetëm në shtëpi me fëmijët e tij kur nëna është në udhëtim. Dhe problemi është se çfarë do të hanë fëmijët? Njëri nga këta baballarë është shprehur se përgatit ushqimin me vezë në 10 mënyra të ndryshme. Të gjtiha këto janë të njejta: ose të ziera ose të pjekura. E pra, ky është ai babai i cili përdor kreativitet për t’i bërë vezët të duken të shijshme në mënyra të shumëllojshme.

Vezët gjithmonë përdoren në përgatitjen e ushqimit dhe shërbejnë për të forcuar muskujt. I takojnë grupit të super ushqimeve, por edhe nuk mund të konsumojmë çdo ditë omletë. Në vazhdim, këto receta zbavitëse thjeshtë do t’ju lehtësojnë mënyrën e përgatitjes suaj.

Super e shpejtë

Përzieni disa vezë, shtoni kripë, djathë në rende, zarzavate sipas dëshirës (mundë të jetë spinaq i grimcuar apo i fërguar) apo edhe ndonje perime. Omletës suaj mund t’i shtoni edhe qepë të zier, këpurdha dhe djathë të freskët, pak piper, fara susami, domate, hudhër…cilindo kombinim të zgjedhni, ju nuk do të zhgënjeheni. Me këto përzierje do të keni gjithmonë shujtë të re të ushqimit. Piqeni si çdo lloj omletë të zakonshme.

Pjekje në furrë

Në një enë të vogël përzieni dy vezë, hedhni kripë disa perime të grimcuara sipas dëshirë (jo shumë). Ato mund të jenë zarzavate, domate apo të ngjajshme. Hidhni sasi shumë të vogël qumështi përmbi. Piqeni në furrë në temperaturë të ngrohtë derisa e bardha e vezës të jetë gati, dhe e verdha e vezës gjysmë e pjekur.

Ushqim për në fermë (ranch)

Skuqni vezët në formë syri, spërkatni pak në salcë me erëza pikante dhe shërbeni me tortilje misri. Ushqim i shëndetëm për fermerët. Me këtë lloj përgatitje nuk mund të gaboheni, e sidomos nëse jeni adhurues i ushqimit pikant.

Pica

Përgatiteni picën tuaj të preferuar në kushte shtëpiake. Pas pjekjes, hidhni një ose dy vezë mbi të. Riktheni picën në furrë edhe për disa minuta derisa e bardha e vezës të piqet plotësisht.

kosovarja.ch