Unë i dua recetat të cilat i japin një shije të leht ujit, dhe pak ëmbëlsi. Nuk e di për ju, por unë kaloj një kohë jashtëzakonisht të vështirë duke u përpjekur për të pirë 8 gota ujë çdo ditë. Asnjëherë nuk kam qenë adhurues i madh i ujit të thjeshtë, kështu që, fillova të aromatizoj ujin tim herë pas here. Këto receta të shijshëme të aromatizimit të ujit, janë disa nga të preferuarat e mia, dhe dua që ti ndajë me ju, të cilat janë në mënyrë natyrale të shëndetshme dhe të shijshme! Është mirë që ujin ta pregatitni në sasi të mëdha, të jetë i mbyllur dhe të ftohet, sepse do të bëhet më i shijshëm.
Ananas dhe Kokos
Kjo është një nga recetat e mia të preferuara për ujë të aromatizuar, sepse kjo i jep një shije të lehtë dhe ngajoson shumë me pijen e njohur të plazhit Pina Colada! Kjo ndoshta nuk është Pina Colada e vërtetë, por , pos që ka një shije shumë të mirë, ju ndihmon edhe në ruajtjen e kalorive, dhe ju mbanë më gjatë në formë, sesa të pini vazhdimisht ujë në plazh. Vendosni disa pjesë të ananasit në pjesën e poshtme të kavanozi tuaj apo enës në të cilën e pregaditni dhe përdorni ndonjë mjet për të fortë për të shtypur mirë atë. Shtoni pakëz lëng kokosi, pastaj pjesën tjetër të enës e plotësoni me ujë. Mbylleni enën me kapak dhe tundeni mirë që të përzieni përbërjen. Vendoseni në frigorifer për disa orë sa të fohet mirë, dhe mund të kënaqeni me shijen e krijuar. Ju mund ta kulloni lëngun nga pjesët e pemëve, apo ta lëni ashtu si është. Ju bëftë mirë.
Kivi dhe Luleshtrydhe
Më pëlqen lëngu i kivit i kombinuar me luleshtrydhet, por ju mund të ndryshoni recetën sipas preferencave tuaja të shijes. Unë e kam gjetur gjithmonë kombinimin e luleshtrydheve dhe kivit, kombinim i cili na ofron një shije mrekullisht të kënaqshme. Në enën tuaj, vendosni 6 luleshtrydhe dhe 4 pjesë kivi. Përdorni mikserin tuaj dhe bëni pure ato së bashku, atëherë plotësoni pjesën e mbetur të me ujë. Tundeni atë dhe vendoseni në frigorifer për disa orë. Ju mund edhe mos ta tundni fare, nëse nuk i keni bezdi pjeset e mëdha të frutave dhe farat. Kënaquni
Mjedër dhe Lime
Unë vërtetë e adhuroj Lime! Kur ia shtojmë edhe mjedrën bëhet absolutisht e përsosur. Këto patjetër duhet të jenë të tendosura, të paktën për mua. Ia shtojmë edhe një grusht mana dhe e plotësojmë pjesën tjetër të enës me ujë. Unë zakonisht e përdori një lime të tërë, të ndarë në pjesë, nëse jo edhe më shumë. Butësisht shtrydhni çdo pjesë në ujë. Dhe si zakonisht, ashtu si mësuam më lartë, i përziejmë mirë, i fusim në frigorifer… dhe kënaqemi me shijen.
Ujë me citrone (vitamina C)
Kjo është e shkëlqyer për një ditë të nxehtë të verës. Shija e limonit është aq freskuese dhe e lehtë, sa ju nuk do të ngopeni me të. Kjo është në fakt aroma e parë të cilën kam bërë ndonjëherë, dhe vazhdoj që ta bëjë akoma, për arësye se ky frut gjindet leht dhe është i lirë për tu blerë. Një pjesë limon, një lime dhe një portokall, ua shtrydhim lëngun në kavanoz dhe pjesën e mbetur e plotësojmë me ujë, dhe e fusim në frigorifer. Këtë anjëherë nuk e kam tundur, por natyrisht ju mundeni në qoftë se dëshironi.
Manaferra dhe Sherbelë
Është ndoshta e çuditshme që unë preferoj të pijë shije të caktuara në kohë të caktuara, por kjo është një shije për qefin tim kur unë vendosi për të shkuar në shtrat. Kjo mund të jetë vetëm mua, por mund ta provoni edhe ju. 2 sherbele të shtypura i vendosni në fund të kavanozës dhe e mbushni gjysmën tjetër e kavanozit me manaferra. Shtypni ato sëbashku dhe plotësoni kavanozin me ujë dhe drejt e në frigorifer. Kjo është një kombinim tjetër vërtetë interesant, i cili më befason mua. Shpresoj që do të ju pëlqej edhe ju!
Nëse ju nuk keni kavanoza të mëdha, atëherë ju mund t’i përdorni enë të tjetër, por mbani në mend se disa prej frutave bëjnë shumë njolla, kështu që duhet të keni kujdes gjatë pregatitjes./kosovarja.ch/