4 gota qumësht
4 lugë gjelle uthull e bardhë
3 gota sheqer
1/3 e gotës vaj misri
4 lugë gjelle ekstrakt vanilje
2 gota miell integral
4 gota miell të bardhë
6 lugë gjelle kakao pluhur
2 lugë gjelle sodë buke
1 lugë çaji kripë
Përbërësit për kremin:
450 gram çokolatë e zezë
4 gota ajkë të ëmbël
2 lugë gjelle kakao pluhur
1lugë gjelle xhelatinë pluhur
4 lugë gjelle ujë të ftohtë
Përgatitja:
Në një tenxhere të thellë përzieni qumështin dhe uthullën për 1-2 minuta, derisa të trashet qumështi.
Shtoni sheqerin, vajin dhe vaniljen duke vazhduar me përzierje.
Në një enë tjetër të thellë bëni bashkë miellin, sodën bikarbonate, kripën. Më pas mbi këto hidhni masën e krijuar më parë.
Në dy tava me diametër 23 centimetra, në të cilën keni vendosu letër për pjekje, hidheni sasinë e përgatitur.
Të pjekën në temperaturë 180 gradë celsius për rreth gjysmë ore.
Ndërkohë vazhdoni me përgatitjen e fillit të ëmbëlsirës.
Fillimisht shkrijeni çokolatën në temperaturë të ulët, shtoni kakaon dhe largojeni nga zjarri.
Xhelatinën treteni në ujë dhe lëreni të bymehet 5-10 minuta. Më pas vendoseni në temperaturë të ulët deri sa të zbutet, por keni kujdes të mos krijohen kokërrza.
Xhelatinën e përgatitur bashkojeni me çokolatën dhe lëreni të ftohet.
Me mikser filloni të rrahni ajkën e ëmbël dhe kur të jetë gati shtojani çokolatën.
Pandispanjat e pjekura, prejini në mes duke krijuar 4 shtresa.
Pas të jenë ftohur filloni të vendosni petët një mbi një, duke i lyer në mes me kremin e çokolatës.
Kurseni pak nga kremi për lyerje të jashtme dhe dekor.