I cilësuar si një nder këngëtarëve më të mirë të muzikës shqiptare, si nga publiku ashtu edhe nga kolegët, Ramadan Krasniqi – Dani, këtë të mërkurë (5 gusht) ka festuar ditëlindjen e 62-të.
Viti i 62-të këngëtarin pejan e gjen vital e shumë elegant, me vullnet, e i gatshëm për të vazhduar që ta shtoj bagazhin prej më shumë se 40 albumeve muzikore e dhjetëra hiteve të pavdekshme.
Ramadan Krasniqi – Dani, u lind në Pejë, më 5 gusht të vitit 1958, qytet ky të cilit i ka kënduar jo rrallë më shumë dashuri, duke u ndër emrat me të dashur të këngës për të gjitha moshat jo vetëm në Pejë, por në të gjitha trojet shqiptare.
Me krejt bagazhin e tij për 49 vjet për sa është në skenë, këngëtari vazhdon të mbetet personalitet që shënon fuqishëm kohën e vet. Në përvjetorin e ditëlindjes së 62-të, Dani ka marrë qindra mesazhe urimi, nga njerëz të thjeshtë, artistë, miq e adhurues.
Për dallim nga vitet e kaluara, sikur çdo këngëtar, edhe Danin, ky sezon e gjen më tepër se asnjëherë më parë pranë familjes, meqë virusi COVID-19, që ka prekur tërë botën, e i cili sipas këngëtarit nuk ekziston, ka bërë që ahengjet, dasmat dhe angazhimet muzikore të anulohen kudo.