Ndoshta Ju keni ndëgjuar për rafaelot e shijshme të ëmbla, por ne kemi vendosur që të ju paraqesim rafaelot e njelmëta super të shijshme. Le të shohim në vazhdim…
Nevojitet
- 250 gram djath feta,
- 500 gram mish të bardhë të pulës,
- 4 vezë,
- 50 gram proshutë,
- 100 gram gaudë të copëtuar
Përgatitja
Mishin e pulës e ziejmë në ujë të kriposur, e ftohim dhe e bluajmë, kurse djathin feta e shtypim me pirun. Vezët zihen, dhe i presim imët, pastaj masës i’a shtojmë mishin e bardhë të pulës dhe djathin. Të gjithë përzihen mirë për të fituar një masë kompakte. Proshutën e prejmë në copa të mëdha, dhe e grimcojmë djathin e fortë. Nga përzierja bëhen topa të vogla, dhe në mes të çdo topi vihet kuba e proshutës. Topat rrokullisen në gaudë të grimcuar. Topat dekorohen me fletë majdanozi dhe shërbehën me një sallatë sipas dëshirës.
Kënaquni me rafaelo!
Foto: papabun.com