Nevojitet:
- 500 gram mish qingji,
- 500 gram mish viçi,
- 300 gram mish i grirë,
- 750 gram kërpudha,
- 4-5 qepë,
- 1 qese krem supë me kërpudha,
- Vegetë,
- Piper,
- Rigon,
- Piper të kuq,
- Gjethe dafine.
PËRGATITJA
Mishin e prerë në kube të qingjit dhe të viçit e zijeni për gjysmë ore. Fërgoni qepën, shtoni mishin e viçit te zier, skuqeni disa minuta, pastaj shtoni dhe mishin e qingjit dhe skuqeni. Nga mishi i grirë, vegeta, vezët dhe prezlla (bukë e thatë) i bëni qoftet dhe i lëni në një anë. Mishit i’a shtoni kërpudhat, dhe pas pesë minutave, edhe qoftet. Krem supën nga kërpudha e zijeni në supë të mbetur nga mishi që e keni zier, dhe shtojeni në tenxhere. Zijeni edhe disa minuta dhe vendosini të gjitha në tavë. Piqeni rreth 90 minuta në 200 gradë.
Kënaquni me shijen!
Foto: myspicykitchen.net