1.4 C
Priština
More

    Qimet në fytyrë: Kur paraqiten dhe si t’i zhdukim ato

    spot_imgspot_img

    Problemet gjinekologjike, niveli i lartë i testosteronit, terapitë me medikamente, si dhe faktorët gjenetikë janë vetëm disa nga shkaqet e mundshme për paraqitjen e qimeve të padëshirueshme në fytyrë

    Shumë gra përballen me qime të dukshme në fytyrë, të cilat mund të shkaktojnë një mungesë vetëbesimi. Ekzistojnë shkaqe të ndryshme për këtë dukuri të pakëndshme, duke përfshirë edhe lloje të ndryshme të zgjidhjes së problemeve. Më poshtë vijon një listë e udhëzimeve nga ekspertët për zvogëlimin e rritjes së qimeve.

    • Qimet në fytyrë mund të shfaqen për shkak të nivelit të lartë të testosteronit në organizëm si rezultat i sëmundjeve të gjëndrave mbiveshkore. Përveç këtij problemi, mosfunksionimi i gjëndrave mbiveshkore mund të shkaktojë edhe trashje dhe presion të lartë të gjakut. Nëse keni këto simptoma, duhet të kontaktoni një endokrinolog, i cili do t’ju japë trajtimin e duhur, e cila do të ndihmojë edhe në zgjidhjen e problemit të qimeve të fytyrës.
    • Problemet e ndryshme gjinekologjike mund të shkaktojnë rritjen e qimeve në fytyrë. Nëse përveç qimeve të padëshiruara keni edhe probleme menstruale (si për shembull menstruacione voluminoze apo periodike), duhet të konsultoheni me gjinekologun për këshilla.
    •  Problemi i qimeve mund të paraqitet edhe gjatë disa terapive me medikamente. Pasi të përfundoni me terapi, duhet të zvogëlohet rritja e qimeve.
    • Nëse dëshironi ti heqni qafe qimet e padëshiruara, kurse mjekët nuk mund të ju ndihmojnë, ekspertët sugjerojnë se kjo është një predispozitë trashëguese që shkakton këtë fenomen. Në këtë rast, duhet të shfrytëzoni përparësitë e disa trajtimeve të caktuara kozmetike. Për shembull, mund të provoni me procedurën e ndryshimit të ngjyrës së qimeve, që nënkupton përdorimin e peroksidit të hidrogjenit apo perhidrolit. Me përdorimin e rregullt të tyre qimet tuaja do të bëhen të brishta, të holla dhe, ndër të tjera, më të ndritshme dhe për këtë arsye më pak të dukshme.
    • Gjithashtu mund të përdorni edhe kremën për depilim, e destinuar posaçërisht për qime të fytyrës. Një tjetër mundësi, më e dhimbshëme është shkulja me ndihmën e dyllit. Megjithatë, në këtë mënyrë qimen e shkulni nga rrënja, kurse me trajtimet e rregullta është e mundur që gradualisht të zhduken ose të rrallohen./kosovarja.ch/

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...