-0.3 C
Priština
More

    Qentë janë më të shëndetshëm kur hanë ushqim vegan

    spot_imgspot_img

    Dietat vegane janë më të shëndetshme dhe më të sigurta për qentë sesa dietat konvencionale të bazuara në mish, për sa kohë që ato janë të plota nga ana ushqyese, sipas studimit më të madh deri më sot.

    Dieta dhe shëndeti i më shumë se 2500 qen u ndoq gjatë një viti duke përdorur anketat e kryera nga pronarët e tyre. Këta vlerësuan shtatë tregues të përgjithshëm të shëndetit, të tilla si vizitat e shumta te veterinerët dhe 22 sëmundje të zakonshme.

    Studiuesit zbuluan se pothuajse gjysma e qenve të ushqyer me dieta konvencionale me bazë mishi kërkonin mjekim, ndërsa dy të tretat e qenve të ushqyer me dieta vegane nuk kërkuan mjekim.

    Një studim i veçantë në vitin 2021 zbuloi se qenve u pëlqenin dietat vegane po aq sa ushqimi i zakonshëm i qenve, shkruan Guardian.

    Ndikimi i dëmshëm i mbikonsumimit të mishit nga shoqëritë perëndimore në mjedis dhe shëndetin e njerëzve është bërë i qartë vitet e fundit, si dhe shqetësimet në rritje mbi mënyrën se si trajtohen kafshët e fermës.

    Ka rreth 470 milionë qen në botë dhe një numër në rritje i pronarëve të kafshëve tani po mendojnë të ndryshojnë dietën e kafshëve të tyre gjithashtu.

    Rreth 9 miliardë dollarë ushqim vegan për kafshët shtëpiake u shitën në mbarë botën në vitin 2020 dhe sektori po rritet me shpejtësi.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...