11 C
Priština
More

    Qeni nuk zgjedhet nga pamja, por nga karakteri

    spot_imgspot_img

    Pa marrë parasysh në të gjitha, cilën do racë të qenit ta zgjedhim, për te duhet të kujdesemi çdo ditë dhe duhet t’i kushtojmë vëmendje. Mos lejoni që pas një muaji kënaqësie me te të harroni që e keni…

    Qeni nuk zgjidhet nga dukja por nga karakteri

    Fatkeqësisht, shumë njerëz në ditët e sotme ende kur zgjedhin qen, nuk e kanë merak për atë se a i përshtatet ushqimi i qenit mënyrës së jetës  së tyre dhe nevojave, por e zgjedhin qenin i cili i pëlqen në pamje  dhe momentalisht është racë ‘moderne’. Rrallë mendojnë për nevojat e qenit të cilin e marrin- disa qenë kanë nevojë për më shumë hapësirë, shëtitje, disa më pak, disa munden edhe më gjatë të qëndrojnë vetë, disa nuk e duan vetminë, disa e duan ujin, disa jo, disa lëshojnë më shumë qime disa më pak dhe kështu mund të numërojmë deri në pafundësi. Andaj, nëse jeni në hamendje çfarë qeni të blini, le të jetë kjo racë e cila me madhësinë dhe karakteristikat i përshtatet stilit tuaj të jetesës.

    Mos harroni që kjo kafshë 10 deri 20 vjetët e ardhshme  do të jetë pjesë e familjes suaj dhe kërkon kujdesin dhe vëmendjen tuaj.  Nëse zgjidhni racë të gabueshme edhe ju edhe qeni juaj do të jeni të palumtur, që mund të ju jap probleme dhe gajle shtesë, që askush nuk dëshiron. Por, pa marrë parasysh, cilëndo racë të qenit që do ta zgjidhni ai ka nevojë për kujdes të përditshme dhe duhet t’i jepni vëmendjen. Mos e leni pas dore pas disa muajsh që të kënaqeni me te.

    Nesë nuk e dini as nga t’ia filloni të kërkoni racën më të mirë, ja disa karaktere themelore të disa racave, e të cilat mund të i përshtaten karaktereve të caktuara të njerëzve dhe stilit të jetës.

    Qentë për ata që janë në lëvizje

    Nëse i pëlqeni shëtitjet e gjata në natyrë, definitivisht do dëshironit një qen që do ta ndajë kënaqësinë me ju. Sigurisht, secili qen i pëlqen shëtitjet, por ekzistojnë raca të cilat duan shëtitje të ndryshme ditore, shumë vrap dhe lojëra në natyrë. Ndër këto raca gjenden dobermani, rotfaljeri, seteri irlandez dhe anglez, veimaner, shipdoggu kroat, shumica e pointerëve, shipdogu gjerman dhe dalmatineri.

    Qentë të cilët i duan fëmijët

    Gati shumica e racave të qenve i duan fëmijët, por ekzistojnë raca të caktuara të cilat veçanërisht janë të mira dhe të kujdesshme, dhe janë të njohura për dashurinë e tyre për fëmijët. Biglovët dhe boksierët janë të përkryer për fëmijë aktiv të cilët pëlqejnë të luajnë dhe të ngasin, ndërsa dashuri për fëmijë më të qetë dhe më të butë. Labradorët , retriverët dhe bernardincat njihen për dashurinë ndaj fëmijëve të të gjitha moshave, janë shumë të mirë për lojë por edhe rojtarë të mirë.

    Qen të pavarur për pronarë të punësuar

    Jeni shumë të zënë dhe shpesh nuk gjindeni në shtëpi gjatë ditës? Atëherë duhet të zgjedhni racën e qenit të cilët e duan pavarësinë dhe nuk do t’i pengojë vetmia gjatë kohës më të gjatë. Përsëri në këtë rast duhet të keni në mendje që secili qen e do shoqërinë, por për shembull mamuti alask, borzoi, shar-pei shumë mirë funksionojnë nëse janë vetë edhe me ditë të tëra. Kini në mendje që vetminë e qenit mund ta mbys edhe një qen tjetër dhe nuk kanë nevojë të jenë të të njëjtës racë. Për shembull labradori dhe papilloni kalojnë shumë mirë me njëri tjetrin…

    Qen të cilët e duan vëmendjen

    Nëse dëshironi qen me të cilin do të ledhatoheni dhe i cili e do shoqërinë e njerëzve zgjedhni racën e xhuxh nxituesit, qenin kukmast, buldog francez apo pudlicë xhuxhe. Por nëse dëshironi qen që krahas shoqërisë edhe t’ ju ruaj, zgjidhni biglën, koker-shpanijelin apo qenin shën Huberto.

    Qen për pronar të banesës

    Nëse jetoni në banesë dhe dëshironi qen që nuk do të lehë pa nevojë dhe që do të jetë i kënaqur me shëtitje të shkurta në rrugët e qytetit, definitivisht mendoni për racën- King Charles Spaniel, bedlington trierin dhe kavalerin (Cavalier King Cjarles Spaniel). Për banesë dhe shëtitje të shkurta janë të mira të gjitha llojet e havanazerëve, më pas fytyr majmunin, chihuahua, ndërsa mangësia më e re është se kanë qejf të ‘dëgjojnë’ lehjen e tyre.

    Qen për alergjikët

    Nuk ka qenë të cilët nuk prodhojnë jargë në të cilat gjenden proteinat dhe për shembull qen i cili të paktën nuk derdhin dhe nuk lënë copëza të lëkurës, por ekzistojnë rasa që këtë e bëjnë më pak se të tjerët. Personat të cilat janë të prirë për alergji preferojnë shnaucere, pudlicat, Bichon Frisea dhe qenin ujor portugez.

    Qen për persona me probleme të lëvizjes

    Pa marrë parasysh për çfarë arsye e keni të kufizuar lëvizjen, me siguri nuk dëshironi qen që i duhen shëtitjet e gjata, por racë që lëvizjet në shtëpi, oborr deri diku i kanë të bollshme për rekreacion ditor. Me më pak lëvizje dhe shëtitje të shkurta do të jenë të kënaqur bullmastiffi dhe bernardincat, sa i përket racave të mëdha. Derisa  nga ata të voglat  më të mirët janë shih-tzu pekinerezët. Terijerët dhe qentë tjerë të madhësisë mesatare i nevojitet aksion më i shpeshtë.

    Qenë të cilët e duan shoqërinë dhe socializimin

    Nëse në shtëpinë tuaj defilojnë shumë njerëz të ndryshëm, nëse jeni person që shpesh organizon ndeja, definitivisht ju duhet racë e cila kënaqet në këto aktivitete të njohjes me miq dhe shoqërimit me njerëz të rinj, për shkak se me ta është mundësia minimale që t’i kafshojnë. Shoqërimin e do clumberski shpanijel, seteri irlandez dhe anglez, labradorët, biglovi, haski siberian dhe bichon frisei.

    Qen për udhëtim

    Nëse jeni person që udhëtoni shumë, atëherë ju duhet qen që nuk është i madh shumë, një që lehtë do ta transportoni në çantë dore dhe i cili me orë do të mund të rrijë i qetë dhe i dëgjueshëm. Ndoshta ju duket shumë të kërkoni këtë nga një qen, por terijeri jorkez dhe maltezeri janë shumë të mirë, të urtë dhe pa kërkesa dhe i nxë një torbë femrash.

    Qen për ujë

    Pa marrë parasysh a i doni plazhet verore apo bregun e lumit, retriverët e artë do të jenë aty për tu kënaqur me ju secilën sekondë. Lloji tjera të cilat e adhurojnë ujin janë qeni portugez i ujit, i cili e ka lëkurën rezistuese nga uji dhe adhuron argëtim me të gjithë familjen.

    Çfarë të zgjedhim të përzier apo qen me gjak të pastër?

    Tani kur e dini cili lloj i përshtatet mënyrës së jetës suaj, pyetja e radhës është, a të zgjedhim racë të përzier apo të patër.

    Pa marrë parasysh që llojet e caktuara i kanë edhe karakteristikat e njohura, e nevojshme është që ta keni në mendje që secili qen e ka karakterin e vet, si njeriu dhe mund të dallojnë shumë. Ndoshta nuk do ishte pengesë që para zgjedhjes të bisedoni me pronarin për dëshirën e racës apo thjesht të merrni vesh për çfarë përzierje bëhet fjalë.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...