Vetëm tundni prapanicën e vogël të foshnjes suaj…
Qarja pandërprerë e foshnjave mund të shqetësojë pa masë prindërit e rinj, saqë nga të bërtiturat zvarriten tërë natën poshtë jastëkut e deri në dëshirën për të ikur diku larg ku nuk dëgjohet qarja e padurueshme. Por, lajme të mira! Pediatri Robert Hamilton merret me të qarat dhe ulëritjet e bebeve çdo ditë, dhe ka krijuar një lëvizje të vogël për t’i qetësuar ato e që interneti e quan si “tundja e prapanicës” së foshnjës.
E tëra që duhet të bëni është të kryqëzoni krahët e foshnjës në gjoksin e saj, të kapni mjekrrën e saj me një dorë si dhe të tundni prapanicën e saj me dorën tjetër tuajën. Duke u bazuar në demonstrimin e tij, pas dy sekondash tundjeje, qetësohet edhe foshnja më e mërzitur. Shikoni Dr. Hamilton se si i zbut plotësisht foshnjat duke qarë me anë të këtij triku magjepsës.