-0.3 C
Priština
More

    Pyetje që nuk do të duhej t’u parashtroni miqve

    spot_imgspot_img

    Mos parashtroni pyetje të ndjeshme e cila aspak nuk ju intereson. Keni miq që janë në lidhje për një kohë të gjatë, ndoshta edhe jetojnë së bashku, por ajo që ju intereson është se nuk ndërmarrin asnjë hap më tutje drejt fejesës, martesës, krijimt të një familjeje, ndonëse janë në moshën e duhur për këtë ndryshim.

    Pa marrë parasysh se ende po kurseni para për dasmën tyre që prore nuk duket në horizont, apo tanimë e keni vendosur dhuratën që do t’ua coni në shtëpinë e tyre të re të cilën ende nuk e kanë blerë, ju nuk mund ta përjetoni këtë ngjarje vetëm nëse i pyesni me mijëra herë për planet që i kanë lidhur me këto hapa të rëndësishme të jetës. Në këto raste ata i largojnë sytë dhe ndërrojnë temë si zakonisht. U nuk e keni të qartë se ku keni gabuar dhe përse ata nuk duan të bisedojnë për këto gjëra.

    E njëjta ndodh edhe ne miqtë që nuk janë në lidhje akoma. Ju i pyesni se ërse po presin kaq shumë, për zgjedhin tepër dhe a nuk ndjehen tepër të vetmuar. Ajo që duhet ta keni parasysh është që askujt nuk mund t’i ndihmoni ta gjejë partnerin e duhur apa t’ia përshpejtoni planet për martesë vetëm me anë të pyetjeve që parashtroni, pyetje këto të cilave jo rrallë as ata vetë nuk dinë t’u përgjigjen.

    Ajo që mund t’ju themi me siguri të plotë është të ndaloni së pyeturi dhe së komentuari mbi lidhjen e tyre apo mbi lidhjen që ende nuk ekziston. Temat mbi maresën, lindjet e fëmijëve dhe statuset e lidhjeve mund të jenë mina në bisedë, të cilat mund ta dëmtojnë miqësinë tuaj. Ja pyetjet që nuk duhet t’i bëni kurrë:

    1. Edhe… kur do të martohesh?“

    Kjo është një pyetje që mund ta parashtroni kur dëshironi ta vini dikë në një situatë të vështirë. Ekziston mundësia që as ata vetë të mos e kenë bërë këtë diskutim për arsye krejtësisht të ndryshme. Ndoshta nuk dëshirojnë të martohen, ndoshta ndonjëri prej tyre ka ende dyshime etj. Se kur do të vendosin për këtë hap duhet të jetë vetëëm preokupimi i tyre së cilës juve ju takon vtëm t’i gëzoheni. Gjithashtu, nëse jeni aq të afërt, s’do mend se ju do të jeni nga të parët që do t’ju njoftojnë për këtë vendim të rëndësishëm.

    2. „Po shkoni në një udhëtim romantik? Vë bast se do të ktheheni me unazë!“

    Të gjithë e dimë se udhëtimet romantike mund të kenë një parashenjë të atillë, por gjithashtu të gjithë e dimë se kjo nuk do të thotë të ndodhë me patjetër. Këto deklarata mund ta rrisin presionin dhe shpresën se duhet të ndodhë gjithsesi dicka e atillë në udhëtim, të cilat ndjenja mund të sjellin zhgënjim. Përvec ësaj, ata mesiguri kanë shumë trysni nga familjarët dhe nuk duhet që edhe ju të jeni pjesë e presionit të vazhdueshëm për ta. Në vend të kësaj pyetini se ku do të shkojnë, cfarë do të bëjnë atje etj.

    3. “A mund ta besosh se “ajo” është lidhur përpara teje?“

    Përvec që kjo është një deklaratë dashakeqe në vetvete, kjo assesi nuk shkon përpara cifteve me të cilët flisni e të cilit ende s;janë përcaktuar për këtë hap. Nuk e keni patjetër askujt t’ia shpieni këtë temë nën hundë. Nëse nisni t’i flisni kësisoj, mikesha juaj do ta kuptojë se në c’mënyrë e shihni ju atë dhe personin tjetër. Lidhja e befasishme e askujt nuk duhet të shkaktojë fatkeqësinë e dikujt tjetër, pasi ai person nuk është në pozicione të njëjta.

    4. „Sigurisht që e ke vështirë. Por, mos u mërzit, do të vijë edhe koha jote.“

    A keni menduar ndonjëherë se në qoftë se për ju lumturi do të thotë lidhja, fejesa, martesa, fëmijët, kjo nuk do të thotë se është për të gjithë njësoj. Ndoshta dikush nuk është i palumtur që nuk gjendet në ndonjë lidhje, që nuk është martuar apo që nuk ka fëmijë. Ky koment fatkeqësisht nuk e ndihmon askë. Nëse ky person paraprakisht nuk ju ka pohuar se është i palumtur në gjendjen në fjalë, s’keni të drejtë të besoni se është i tillë.

    5. „A ke menduar për ultimatum? Pak presion mund të bënte mirë…“

    Ju nuk jeni brenda kësaj lidhjeje dhe nuk keni të drejtë të jepni këshilla të këtilla, pasi nuk mund ta dini saktësisht se c’ndodh midis katër muresh të ndonjë cifti. Mund të keni qëllime shumë të mira, e megjithatë nuk keni të drejtë t’i qaseni në atë mënyrë problemit. Mund të jepni këshilla nëse ju pyesin, por jo në formën e ultimatumeve apo këshillave të ngjashme që mund të krijojnë dëme në një lidhje.

    6. „A nuk dëshiron trashëgimtar? E cfarë nëse nuk do të kesh mundësi të bësh fëmijë kur të vijë koha ?“

    Tema e shtatzënisë dhe e trashëgimtarëve është një temë tejet e ndjeshme. Të gjitha gratë mbi 20-vjecare fillojnë të mendojnë në orën biologjike që ua mundëson atë. Kjo nuk do të thotë që petja juaj do të krijojë një presion shtesë. Secila femër e di se kur është gati për një fëmijë, qoftë e martuar ose jo.

    7. „Tani kur e keni përfunduar shkollimin, keni gjetur punë, i keni kaluar të tridhjetat, sigurisht që është koha e martesës dhe e fëmijëve?“

    Ky ndoshta është mendimi juaj, por nuk do të thotë që është edhe trajektorja e tyre. Përvec kësaj, ju nuk e dini se cilat janë planet e tyre, dëshirat, problemet… Nëse ju intereson se c’plane kanë, pyetini. Paragjykimet se edhe ata duhet të jenë si të gjithë të tjerët janë të kota. Ata nuk kanë nevojë për presion shtesë dhe pyetje jo të këndshme edhe prej jush. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...