-2.1 C
Priština
More

    Pushoni së treguari personave “single” se kanë nevojë për lidhje

    spot_imgspot_img

     Janë disa situata që ndryshojnë sjelljen e të tjerëve ndaj jush dhe i bën ata të kërkojnë më shumë falje nga ju, vdekja e një familjari, lajmi për një sëmundje të rrëzikshme, dhe për disa arsye edhe të qenurit “single” na bëjnë që të kërkojmë falje vazhdimisht ndaj “viktimave”. Po pse të kërkojmë falje? “Single” nuk është sinonim për vetminë andaj gjëja më e keqe që mund të sugjeroni është tu thoni të futen në ndonjë lidhje të re.

    Tentimet për lidhje të reja kërkojnë kohë që të gjeni dikë të përshtatshëm, kohë që të përgatiteni kur dilni bashkë, ankth, stres, dhe sinqerisht do ja bëni më mirë të dilni me miq sesa në takim. Jo çdokush dëshiron takime të reja në çdo natë.

    Të jemi të qartë, periudha pas ndarjes dhe të qenurit “single” nuk janë një gjë e njejtë. Ndarjet janë të egra, të tmerrshme dhe e sjellin njeriun në gjendje depresive andaj iu duhet dikush që t’i ngushëllojë, përqafojë apo tu blejë akullore dhe ëmbëlsira. Por askush nuk mund tu imponojë të tjerëve kohën, kohën e ushtrimeve fizike, daljeve me miq, leximit të librave apo mësimit të instrumentit, t’i ndajë për takime të reja.

    Një arsye tjetër që mos t`ju vijë keq për personat “single” është fakti që ata nuk janë vetëm. Kalojnë më tepër kohë me familje dhe me miq, dhe ndonjëherë miqtë e afërt janë më të vyeshëm se partneri romantik. Çuditërisht lidhjet i bëjnë njerëzit të largohen nga familja dhe miqtë e afërt dhe të izolohen në lidhje më vonë.

    Njerëzit në lidhje dhe personat që kanë afera të një-pas-njëshme mendojnë se mos qenuri në lidhje nënkupton se po dorëzoheni. “ Mendoja se gjëja më e tmerrshme është të përfundoja i vetëm në këtë jetë”- thoshte i ndjeri Robin Uilliams në filmin World`s Greatest Dad. “Gjëja më e tmerrshme është të përfundosh me njerëz që ju bëjnë të ndjeheni i vetëm” shton ai.

    Pra, herën e ardhshme para se të kapni dikë “single” dhe t’i sugjeroni ndonjë person të tretë për lidhje- mendohuni mirë. Analizoni personin para jush, çfarë ju thonë sytë e atyre? Nëse janë të lumtur që janë “single” sigurisht mendojnë se më mirë është të kalosh kohë me miq sesa të luash macja-miu me ndonjë koleg pune./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...