Një divë bashkëkohore me një stil modern të zgjeruar me një shije të vjetër.
Një femër e pjekur dhe e sofistikuar, një adhuruese e luksit, me vetëbesim dhe e vetëdijshme për veçantinë e saj. Ajo dëshiron që të shfaqë elegancën e saj të patundur dhe të sofistikuar.
Një aksesor unik që është edhe i mahnitshëm edhe i përmbajtur në të njejtën kohë.
Pallto dhe kapela, bizhuteri dhe lëkurë, të gjitha garojnë me të gjitha në harmoni. Kamoshi dhe kadifja janë bashkë me gëzof të butë dhe të mrekullueshëm.
Cilësia e krokodilit ndriçon gjithçka me fragmente materiale përtej kohës.
Ngjyra të ngrohta, kafe e errët dhe nuancat e së kuqes kombinohen me ngjyrë deveje dhe qelibari.
Sytë intensifikohen me nuanca të pastra të kafes dhe burgundit me hijëzim vezullues. Buzët janë me rubin, duart vijnë së bashku me një paletë me ngjyra që ngjall nuancat e verës në gota kristali.
Grimi i syve
Koleksioni Privee i rimelit – Rimel me ngjyrë të pastër
E ndezë shikimin automatikisht për se ngjyra ëshët e pastër dhe homogjene. Është ideale për krijimin e efektit metalik. Kombinimi i rrëshirës, dyllit dhe vajit e sigurojnë që të ngjitet për kapakun e syrit.
Ngjyrat:
Copper luksoze, kafe e thellë dhe burgundi ekskluzive.
Definim i syve që zgjatë shumë
Llajner automatik i syve – me jetëgjatësi dhe rrezistent ndaj ujit
Ngjyra e pastër dhe e gjallë duket e përkryer pa rrezikun e prishjes nga kontakti me ujin. Sytë janë të pastër dhe të futur në kornizë.
Formula dhe materiali: sikur krem dhe i butë, i lëmuar dhe i rrëshqitshëm. Maja e lapsit mundëson vija delikate.
Grimi i fytyrës
Koleksioni i theksuesve Privee
Aplikohet në pjesët e larta të fytyrës që të krijojë efekte atraktive me dritën duke e theksuar lëkurën. I jep një pamje vezulluese që ndriçon dhe shkëlqen.
Materiali dhe formula: një formulë e pasur me Soft Focus Powders dhe Sparkling Pearls.
Ngjyra: Ngjyrë e artë.
Grimi i buzëve
Buzëkuq i lëngshëm dhe rezistent ndaj ujit
Ky buzëkuq nuk prishet lehtë andaj ndjeheni rehatshëm me të.
Materiali dhe formula: Buzëkuqi i lëngshëm është i pasur me kombinim të polimerëve që formojnë një shtresë të hollë në buzë e që i jep buzëkuqit jetëgjatësi. Gjithashtu edhe dylli dhe silikonet e sigurojnë rehatinë dhe shkëlqimin përfundimtar të buzëkuqit.
Grimi i thonjve
Xhel me ngjyrë jetëgjatë
Efekti i qelqit në thonjë
Një përzierje speciale e polimerëve për thonjë vezullues.
Një koncentrim më i lartë i pigmenteve për një ngjyrë më të pasur dhe të shtrirë mirë që nga përdorimi i parë.
Privée është koleksion i limituar dhe mund ta gjeni vetëm në këto pika të shitjes në Prishtinë: EBC Cosmetics, Bliss Cosmetics dhe Y&Y Cosmetics. Për më shumë informata për produktet Pupa Milano, vizitojeni faqen zyrtare Pupa Milanon Kosova në Facebook.