Femrat që punojnë në një mjedis të dominuar nga meshkujt meritojnë shumë më tepër respekt. Jo vetëm që janë duke thyer barrierat në vendin e punës, por janë duke e bërë atë në dëm të shëndetit të tyre. Një studim i ri tregon se femrat që punojnë me shumicën meshkuj vuajnë nga efektet negative në kiminë e trurit të tyre.
Studimi i cili u prezantua në një takim të sociologëve amerikanë, u fokusua në hormonin e stresit-kortisol, i cili normalisht luhatet përgjatë ditës. Studjuesit kanë përdorur të dhëna nga një studim tjetër në të cilin pacientëve u është dhënë kortisol kur janë zgjuar nga gjumi, 30 minuta pas zgjimit, në kohë të drekës dhe para se të shkojnë në shtrat.
Ata zbuluan se femrat që konsiderohen si “kukulla” në punë kanë modele më të pashëndetshme të kortisolit përgjatë ditës; është e kontrolluar për karakteristika personale si pirja e duhanit, modelet e gjumit, statusi martesor, fëmijët dhe gjendja shëndetësore.
Të qenurit “kukëll” mund të krijojë ambient negativ të punës, që mund të ju izolojë, njerëzit dyshojnë se mund t`ia arrini dhe ndonjëherë ju ngacmojnë seksualisht. Gjithë ky stres sjell destabilizim të baraspeshës së kortisolit në tru, gjë që ju bën të hapur ndaj sëmundjeve të ndryshme. Andaj nëse punoni me shumicën meshkuj, kujdesi për vetveten nuk është i mirë vetëm për shpritin tuaj por edhe për trurin./kosovarja.ch/