Pula me perime është një nga recetat më të lehta për t’u përgatitur. Jo vetëm se krijon një vakt perfekt, por është dhe shumë e shëndetshme.
Kur koha nuk është në favorin tuaj, kjo recetë do të mbetet shpëtimi juaj.
Përbërësit: 8 kofsha pule, 100 gr patate, 50 gr qepë, 50 gr kungull, 50 gr speca, 50 gr karotë , 50 gr spec të kuq të ëmbël pluhur, 5 thelpinj hudhre, kripë, piper, rigon, vaj ulliri.Përgatitja
Në fillim lajmë mirë patatet, kungujt, specat dhe karotat. Pastrojmë mishin dhe e vendosim për ta marinuar me vaj ulliri, kripë dhe spec të kuq. Kujdesemi që speci pluhur të shpërndahet mirë te mishi.
Së dyti, ndezim furrën në temperaturën 200 gradë. Nisim të presim perimet në madhësi mesatare dhe në formën që dëshirojmë. Vendosim perimet për t’i marinuar njësoj si mishi.
Pas marinimit, vendosim përbërësit në tavë dhe u hedhim kripë, piper, rigon, hudhër, vaj ulliri dhe ujë.
Tanimë vendosim tavën për t’u pjekur për rreth 30 minuta..
Mos harroni, merrni një gotë verë për ta shoqëruar dhe ju bëftë mirë!