FIFA ka lansuar himnin e saj për Kampionatin Botëror në futboll, i cili kësaj radhe do të mbahet në Katar.
Kënga, që në gjuhen arabe titullohet “Hayya Hayya“, ndërsa në anglisht „Better Together“, që në shqip i bie „Më mirë të bashkuar“, këndohet nga këngëtarja Aisha nga Katari dhe artistët amerikanë, Trinidad Cardona dhe Davido.
Kënga u përformua live për herë të parë gjatë shortit të Kupës së Botës në Katar që u mbajt të premten me 1 prill.
Po të njëjtën datë kënga u publikua edhe në YouTube dhe vetëm për një ditë ajo ka arritur të marr hiç me pak se 4 milionë shikime.