Biseda: “Me sa persona keni shkuar në shtrat?”
Numrat mund të nënkuptojnë shumë gjëra. Mund të jenë simbolikë e datëlindjes suaj, lloj hajmalie për fat të mirë, ose ndonjë datë dasme që është trendi apo në modë. Disa numra, megjithatë, mund t’ju shpiejnë në dështimin e një gjëje shumë të çmuar – lidhja apo marrëdhënia juaj. Bëhet fjalë për numrin e partnerëve seksualë që keni pasur. Në një moment ose në një tjetër, mund të rastis që në kokën e ndonjë personi të shëmtuar të sillet pyetja si: “Sa është numri i partnerëve tuaj seksualë?”. Ata qartë e dijnë se çfarë dëshirojnë dhe ose duan t’ju vendosin në pozitë modeste, ose t’ju poshtërojnë deri në nivelin e një prostituteje. Dhe, deri ku është kufiri i numrave të lejuar?
Si pjesë e procedurës gjatë njohjes me dikë, ju intereson të dini për marrëdhëniet paraprake të tij. Sa marrëdhënie afatgjate ka pasur? Pse ka përfunduar lidhja e tyre? Parimisht, përpiqeni të shënoni në kokën tuaj numrin e partnerëve të tij seksualë. Dhe, kur më në fund të keni vendosur për të ndarë numrin tuaj, sa është i vërtetë ky numër? Sigurisht që jo. Meshkujt, për nga natyra janë më të shthurrur ashtu sikur vet gjenetika e tyre kërkon që të përhapin pasardhësit e tyre. Të gjithë e dijmë se meshkujt gjithmonë tentojnë të mbivlerësojnë apo të rrisin numrin e tyre, përderisa femrat priren të nënvlerësojnë apo të fshehin numrin e tyre. Pra, nëse jeni kurreshtare për numrin, duke e ditur se rezulton në gënjeshtër, pse pyetni? Për më tepër pse gënjeni? Ndoshta mendoni se numri juaj është i madh apo i paarsyetuar në mënyrë të drejtë – si psh. keni pasur 3 lidhje të mëdha, një lidhje që ju ka zgjatur për 6 muaj, ca afera 2-4 muajshe, dhe ndonjë njoftim me meshkuj në plazh gjatë pushimeve verore. Në mënyrë të drejtë, i bie që të jetë numri dhjetë. Nga ana tjetër, ju nuk mund të jeni i sigurtë se personi tjetër është i sinqertë me ju për çfarëdo lloj çështje tjera të pasigurisë që ata kanë të bëjnë me, dhe që mund të rezultojnë në çështje që ngjajnë sikur të besueshme.
Kur kam filluar takimet me burrin tim aktual, kemi rënë dakord që të mos deklarojmë kurrë numrin e partnerëve. Kjo nuk ishte aspak e rëndësishme për ne dhe nuk donim t’ja dinim nëse personi tjetër ka qenë i sinqertë apo jo. Jo sepse të dytë do të mendonim se po gënjejmë, por kishte të bëjë me diçka më të madhe se sa deklarimi i numrit – bëhej fjalë për lidhjen tonë. Pra, nëse nuk do të ishte një punë e madhe, pse të mos e ndajmë numrin mes vete? Sinqerisht, nëse ai do t’më kishte treguar numrin më herët gjatë lidhjes sonë, padyshim që do e kisha gjykuar për ndjenjat e tij të sinqerta kundrejt meje. Nëse do kishte shkuar me shumë femra, ndoshta edhe unë do isha thjeshtë një numër më shumë për të. Nëse nuk kishte shkuar mjaftueshëm me femra, çka do të kishte për të ofruar në shtrat? Pra, ajo çka dikur ngjante si bisedë “shumë e madhe” apo serioze, tani nuk është asgjë tjetër përpos diçka qesharake që madje nuk ia vlen edhe të përmendet. Nuk më plasë fare nëse ai ka shkuar me 5, 10, 20 apo edhe një stadion me femra përpara meje…. Fundja, unë jam e vetmja e martuar për të./kosovarja.ch/
Burimi: Marieclaire.com