0.5 C
Priština
More

    Pse nuk është e rëndësishme që vajzat e vogëla të jenë tërheqëse dhe të këndshme!

    spot_imgspot_img

    Sot, jemi të kufizuar në një realitet në të cilën më shumë se 15% e vajzave të reja që në moshë 12 vjeçare fillojnë të aplikojnë grim, si dhe çrregullim në mënyrën e të ushqyerit.

    Kur shihni një vajzë 4 vjeçare të veshur me një fustan dhe sandale të bukura dhe shirit të bukur në flokë, është shumë normale të thuani se duket bukur dhe e ëmbël, por disa studime tregojnë se këto lajka të tepruara janë të gabuara dhe se më e rëndësishme është të jenë të mençura dhe inteligjente se sa t’u jepen komplimente të tilla, megjithëse në dozë normale është mirë edhe të lavdërohen për pamjen e tyre.

    Hulumtimi i kryer në vajzat e moshës 12 vjeçare, sugjeron se shumica e tyre që në atë moshë fillojnë të përdorin grim, madje deri në 15% e tyre.

    Aplikimi i buzëkuqit, lajnerit, maskarës, çrregullimi i të ushqyerit dhe komplekset e trupit dhe paraqitjes fizike, shpie në faktin se edhe femrat më të zgjuara lakmojnë më shumë për t’u dukur bukur se sa të zgjuara.

    Lexoni edhe këtë:   Kuiz: A mund ta gjeni se cila nga unazat është më e shtrenjtë

    Psikologët këshillojnë që vajzat të ndryshojnë qasjen e tyre që nga fëmijëria e hershme. Kjo nënkupton se në vend që të t’u thuani atyre se sa tërheqëse duken, t’i pyseni se me çfarë angazhimesh merren, a lexojnë ndonjë libër dhe se çfarë u pëlqen në kohën e lirë.

    Nëse janë më të moshuara, flisni me ta rreth mjedisit jetësor, trajnimeve, ndryshimeve në shkollë…

    Vajzat e reja duhet të mësojnë të mendojnë me kokën e tyre dhe të mos presin komplimente nga të tjerët se si duken, të kenë vetëbesim dhe të ndjehen të denjë me veprimtaritë e tyre akademike.

    Gjithashtu duhet të kuptojnë se bukuria e brendshme vlen më shumë se ajo e jashtme dhe kur ta kuptojnë këtë fakt edhe të tjerët do të fillojnë t’i vlerësojnë si të tilla./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...