11 C
Priština
More

    Pse nuk duhet të përdorni kurrë një peshqir për të tharë fytyrën pasi e lani atë?

    spot_imgspot_img

    Nëse keni lëkurë të ndjeshme, përdorimi i peshqirëve nuk është alternativa më e mirë për të tharë fytyrën.

    Woman happy cleanses the skin with foam in bathroom.

    Peshqirët janë të mbushur me shumë baktere dhe nëse i përdorni për të fshirë fytyrën, mund  ta dëmtoni lëkurën tuaj.

    Më poshtë kemi mbledhur disa pasoja që mund të shkaktoj ky veprim.

    1. Mund t’ju ​​krijojë akne.

    Tharja e fytyrës me të njëjtin peshqir që përdorni për të tharë trupin, mund të dëmtojë lëkurën shumë. Peshqirët tërheqin shumë baktere. Fakti që i mbajmë ato në tualet, ku ajri është i lagësht, krijohet një mjedis i përsosur për rritjen e baktereve.  Kur fërkoni peshqirin në fytyrë, bakteret kalojnë direkt në lëkurën tuaj, të cilat përfundimisht mund të bllokojnë poret dhe të shkaktojnë puçrra. Edhe nëse përdorni një peshqir më vete për fytyrën, ka shumë të ngjarë që nuk e lani çdo ditë, dhe bakteret e padëshiruara mund të hyjnë ende në lëkurën tuaj.

    1. Lëkura mund të plaket më shpejt.

    Peshqirët janë shumë të ashpër për fytyrën dhe përdorimi i tyre mund të krijojë të çara të imëta, që e bëjnë lëkurën të prekshme ndaj infeksioneve dhe rrudhave.

    1. Zvogëlon efikasitetin e produkteve të kujdesit të lëkurës.

    Edhe pse tharja e fytyrës pas larjes duket si një gjë e natyrshme, në realitet, kjo nuk do të lejojë që lëkura të përfitojë sa më shumë nga produktet që po aplikoni në të. Kremi hidratues do të depërtojë më mirë në lëkurë para se i gjithë uji të avullojë nga sipërfaqja.

    1. Mund të irritojë lëkurën.

    Nëse keni lëkurë të ndjeshme, përdorimi i peshqirëve nuk është alternativa më e mirë për të tharë fytyrën. Për shkak se shumica e pëlhurave të peshqirëve mund të jenë shumë të ashpër, fshirja e fytyrës me to mund të rezultojë në skuqje dhe acarim të lëkurës.

    1. Mund ta bëjë lëkurën të yndyrshme.

    Mund të tingëllojë kontradiktore, por tharja e lëkurës në fakt mund ta bëjë atë më të yndyrshme. Për shkak se peshqirët e ashpër heqin vajrat natyralë që i duhen lëkurës për të qëndruar e shëndetshme, gjëndrat dhjamore nën sipërfaqen e lëkurës do të prodhojnë më shumë vaj për të balancuar thatësinë, gjë që do të rezultojë në lëkurë tepër të yndyrshme.

    Si ta thani fytyrën pa një peshqir

    Lëreni ajrin të bëjë punën e tij dhe hiqni dorë nga peshqirët. Kjo tharje është më higjienike dhe më e butë, dhe megjithëse kërkon më shumë kohë, lëkura juaj do t’ju falënderojë për këtë. Hapat që duhet të ndiqni:

    Lani fytyrën si zakonisht.

    Lëreni lëkurën të thahet natyrshëm.

    Aplikoni hidratuesin tuaj të preferuar.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...