Pas 10 viteve, mamia Amanda Burleigh më në fund ka arritur të fitojë në luftën e saj për të ndryshuar udhëzimet e prerjes së kordonit të kërthizës pas lindjes.
Që nga viti 1950, standardi për prerjen e kordonit të kërthizës ishte që të prehet disa sekonda pas lindjes së foshnjes. Kjo është konsideruar si praktika më e mirë sepse ka pasur për qëllim zvogëlimin e rrezikut të injektimit hormonal – që iu është dhënë nënës për të ndaluar hemorragjinë – për të arritur qarkullimin e gjakut të foshnjes. Megjithatë, meqenëse medikamenti është zëvendësuar me një alternative më të sigurtë, Burleigh vë në pikëpyetje nëse duhet kjo praktikë të mbetet apo jo.
Gjatë dekadës së fundit, mamia ka kërkuar të ndryshojë këtë metodë, duke këmbëngulur që fëmija të mbahet i bashkangjitur me nënën për një kohë më të gjatë. Ajo theksoi se kordoni i kërthizës nuk duhet të prehet përderisa ende pulson me gjak, dhe kjo është vërtetuar me anë të hulumtimeve mjekësore që kanë dhënë prova të forta dhe të drejta.
Mendimi original i Burleigh ishte se prerja shumë e shpejtë e kordonit privon të porsalindurin nga qelizat vitale të gjakut prej placentës. Me ndihmën e një grupi të ekspertëve mjekësorë, është vërtetuar se praktika standarde për prerjen e kordonit mund të privojë foshnjen me 1/3 nga furrnizimi me gjak. Gjithashtu, kjo ishte e lidhur edhe me rritjen e rrezikut për mungesë të hekurit apo anemone, e cila mund të shpie në vonimin e të mësuarit kognitiv.
Pavarsisht reagimeve, kritikave dhe mosmiratimit nga një numër i madh i kolegëve, Burleigh ka vazhduar me misionin e saj. Më në fund, puna e saj është paguar. Instituti Kombëtar për Shëndetësi dhe Përsosmëri të Kujdesit, ka ndryshuar zyrtarisht udhëzimet për prerjen e kordonit të kërthizës duke theksuar se mjekët dhe mamitë nuk duhet prerë kordonin më herët se një minutë nga lindja e foshnjes. Ajo sugjeron gjithashtu se pritja mund të bëhet nga 1 deri në 5 minuta, ose edhe më gjatë, varësisht nga kërkesa e nënës.
Burleigh, e cila u emërua kohëve të fundit si mamia e vitit sipas “British Journal” të mamive, beson se kjo është mënyra më e mirë për të porsalindurit. Ajo theksoi se nëse i kthehemi kohës prapa, vijmë në përfundimin se prerja e mënjëhershme e kordonit të kërthizës nuk ishte një ide e mirë./kosovarja.ch/