Isha 29 vjeç kur u martova dhe nuk prisja të jam i lumtur në martesë, ndërsa tani pas 11 viteve, unë dhe gruaja ime jemi çifti më i lumtur që njoh dhe e gjithë kjo është kështu për shkak të tradhëtive bashkëshortore që ndodhnin rreth nesh.
Edhepse detajet e jashtme të jetës sime nuk janë aq të ndryshme prej të tjerëve, jeta ime emocionale nuk ishte e zakonshme edhepse jam një ordiner i thjeshtë. Mendoja se nuk do të kem një martesë të lumtur pasiqë nuk kisha një jetë të lumtur. Nëna ime është e sëmurë psiqikisht dhe ka ushtruar dhunë ndaj meje që më ka lënë shpeshherë me turp, ankth dhe të frikësuar. Kur rritesh në një familje si ajo e imja e humb shpresën për jetë, nuk shpreson se ndonjë gjë e mirë do të ndodhë.
I propozova martesë së dashurës sime gabimisht, isha duke shkuar në një udhëtim zyrtar në një qytet të famshëm për përpunimin e stolive ndërsa ajo më tha se dëshironte një unazë. Unë këtë gjë e mora sikurse kërkesë për ta propozuar për martesë, gjë që e kuptova pas disa viteve se ajo më kishte kërkuar thjeshtë një unazë si dhuratë nga qyteti i cili bën përpunimin e shkëlqyeshëm të tyre. Kur ke të bësh me një martesë që fillon në këtë mënyrë dhe me një personalitet sikur timin, je i prirur në shumë probleme. Shpeshherë përgjatë jetës bashkëshortore jam ndjerë ndryshe ndaj gruas sime, njëherë i thashë se ndjehesha sikur nuk e doja më. Ajo më tha se e dinte këtë gjë! E pyeta se si mund ta dinte, ajo më tha:” E shoh se si ndezesh dhe më buzëqesh çdoherë që futem në dhomë”.
Gjatë kësaj kohe, të parët ndër miqtë e mi filluan të pranojnë se tradhëtonin gratë e tyre, njëri prej tyre-Tomi më thoshte se “tjetra” ishte shumë më e re se ai. Shpeshherë kur takoheshim bisedonim për “tjetrën” e tij të cilën e imagjinoja si duket, madje dëshiroja edhe unë të provoj një gjë të tillë dhe filloja të ndjej neveri në ndaj gruas sime për shkak të gjërave që kishte lënë anash në lidhjen tonë. Kjo neveri zgjati derisa bëmë një takim të dyfishtë unë dhe Tomi me bashkëshortet tona. E shihja bashkëshorten e tij, Laurën, si një viktimë. Ajo e qortonte Tomin pasiqë ai shpesh shkonte në tualet ndërsa ajo nuk e kishte idenë se arsyeja e tij ishte tradhëtia bashkëshortore. Kur dolëm nga restoranti, fillova ta doja sërish gruan time si më parë, e shihja si dikush që mund të lëndohej dhe që dëshironte të jetë e lumtur, si një person që kishte nevojë për më tepër puthje dhe përqafime si dhe për fjalën “Të dua”.
Njëra nga gjërat që femrat nuk i kuptojnë është ajo se meshkujt jetojnë në një kulturë të tradhëtisë bashkëshortore. Ne e shohim këtë gjë kudo rreth nesh, njohim miq që e bëjnë vazhdimisht këtë, kemi qenë në udhëtime zyrtare ku kemi parë kolegë që vizitojnë shtëpitë publike, gjëra që nuk ua themi grave tona dhe që mbesin sekrete mes meshkujve.
Mund të besoni se burri apo babai juaj nuk mendojnë kështu por jeni gabim pasiqë studimet tregojnë se parashikuesit më të fuqishëm të meshkujve që tradhëtojnë janë mundësitë. Kjo gjë sugjeron se shumica e meshkujve të paktën mendojnë tradhëtinë, shkencëtarët socialë llogarisin se 30% e meshkujve të martuar tradhëtojnë gratë e tyre. Paramendoni këtë numër të meshkujve duke i shoqëruar gratë në shoping dhe duke ua bartur gjërat kudo që shkojnë, sa më e mirë do të ishte martesa e tyre.
Edhe në qoftë se një mashkull mundohet të jetë besnik ndaj kurorës, tradhëtia bashkëshortore është kudo përreth tij, në kokën e tij bëhet si një ikje e përkohshme nga rutina e të qenit i martuar. Kur grindemi me gratë, e mendojmë tradhëtinë; kur kemi probleme seksuale, e mendojmë tradhëtinë; kur e dimë se miqtë tanë kanë seks të rregullt jashtëmartesor, dëshirojmë të jemi si ata. Njohja e faktit se të gjithë e bëjnë një gjë të tillë na bën të mendojmë edhe ne për tradhëtinë dhe bëhemi më agresivë kur grindemi me bashkëshortet pasiqë kërkojmë që të na vlerësohet besnikëria duke e ditur se opsioni i tradhëtisë është diçka tejet e zakonshme që përzgjedhim të mos e eksploatojmë.
Miku im Vili i cili është martuar i ri, ishte me gruan e tij 17 vite të plotë. Gruaja e tij kishte probleme emocionale dhe kishte tentuar të bëjë vetëvrasje para fëmijëve duke u ngjitur në dritaren e apartamanit të tyre. Për shkak të një marteseje të tillë Vili dilte çdo natë dhe çonte një jetë të dyfishtë. Më tregonte se me sa shumë goca bënte seks dhe se sa eksperiencë e mirë ishte të dëgjosh tërë ato storje nga të gjitha ato femra. Kjo gjë më vinte në siklet që edhe unë të futesha në atë botë. Por kur një ditë gruaja e tij e zbuloi, Vili mbeti pa grua, pa fëmijë dhe pa apartmanin e tij të madh. Tani jetonte në një “birucë” të papastër dhe në një lagje të varfër pasiqë gruaja e tij i kishte marrë të gjitha, dhe nga një mashkull me jetë stabile u shëndrrua në një të tillë që të bënte të qash për të. Kjo gjë më shtyri të mendoj se imoraliteti nuk ishte ndonjë aventurë e madhe, madje mund të kushtojë tërë jetën. Komercializimi i seksit bëhet më i madh në moshë më të shtyrë dhe është një nga iluzionet që të bën të mendosh se je Xhejms Bondi që fle me tërë ato femra të reja dhe të llojllojshme.
Njëri nga miqtë e mi është prift orthodhoks, tjetri instalon pajisje telefonike, njëri punon në morg, tjetri në marketing, disa në ndërtimtari, disa janë gazetarë, bankierë,shitës të patundshmërive, aktorë, muzicientë. Vetëm katër nga miqtë e mi nuk kanë vizituar ndonjë bordello apo qendra për masazh që ofrojnë diçka më tepër për më tepër të holla.
Edhe unë një herë kam vizituar bordello me shefin tim përderisa isha në një udhëtim zyrtar. Nuk e dija se ku po shkonim dhe u futëm me shefin dhe bashkëpunëtorin e tij në bordello, ishte përplot vajza gjysëm të zhveshura. Ata dy u futën në dhomat pas ndërsa unë mbeta aty në lobin e bordellos duke i shikuar vajzat e dehura se si i marrin burrat e dehur në dhomat e realizimit të ëndrrave të tyre seksuale. Fantazia e të menduarit se seksi me një grua tjetër të bën të ndjehesh më mirë është nëj gjë e rrezikshme për jetën e njeriut. Shpeshherë edhe mua më ndodh të shoh ndonjë vajzë të re në rrugë që më bën të fantazoj të jem në moshë të saj, ti afrohem dhe ta dërgoj në ndonjë dhomë hoteli mirëpo shpeshherë më ngatërrohet fantazia me realitetin, ngatërroj fantazimin e të qenit i ri me fantazinë e të qenurit me këtë femër.
Këto mendime i luftoj vahdimisht pasiqë janë iluzione që ngatërrojnë jetën reale dhe vazhdojnë të zhvillohen në diçka të rrezikshme. Gjithashtu e kam kuptuar se vitet e lumtura të kaluara në martesë më bëjnë edhe më të lumtur. Ende buzëqeshi dhe ndizem si një poç elektrik kur e shoh gruan time të futet në dhomë apo restorant.
kosovarja.ch