Duket se kohët e fundit, pamja e meshkujve të parruar po bëhet gjithnjë e më shumë e popullarizuar. Disa pëlqejnë meshkujt me mjekërr të shkurtër apo të plotë, e cila i përket modës së vjetër.
Kryesisht, femrat i shikojnë këto meshkuj të parruar si të çrregullt dhe përtacë, ndërsa femrave të reja kjo fare nuk iu pengon, madje e konsiderojnë si diçka trendi.
Ja disa arsye pse meshkujt nuk e rruajnë mjekrrën e tyre:
- Femrat më të reja në moshë pëlqejnë lëshimin e mjekrrës.
- Mjekrra e lëshuar fsheh lëkurën e dëmtuar apo aknet në fytyrë.
- Është më lehtë të mirëmbahet mjekrra, meqenëse rroja e vazhdueshme nuk është e nevojshme, dhe në këtë mënyrë edhe lëkura më pak dëmtohet.
- Sot, mediat vendosin se çfarë është në modë. Sigurisht se me kyçjen e TV-së do të vëreni se shumica e modelëve dhe aktorëve kanë pamje të parruar. Pra, kjo është thjeshtë një tendencë që ata kanë vendosur të ndjekin.
Në Australi është bërë një anketë në të cilën janë përfshirë meshkujt dhe femrat mes moshës 16 dhe 34 vjeç. Këta persona kanë diskutuar për të mirat dhe të këqijat e meshkujve me mjekërr të lëshuar dhe atyre të rruar. Edhe meshkujt kanë folur për këtë lloj “dekorimi” në fytyrë. 75% e tyre theksuan se mjekrra i bën të ndihen mashkullor dhe tërheqës, ndërsa 68% e tyre thonë se mjekrra ndikon në pozitivitet dhe ndikon të ndihen të veçantë.
Femrat u pajtuan se meshkujt janë më seksi me mjekërr. Këta burra iu duken femrave më elegantë, avanturierë dhe individualistë.
Edhe një studim tjetër i bërë ka vërtetuar se në një lokal me shumë meshkuj, vëmendjen do ta marrin meshkujt me mjekërr kundrejt atyre të rruar, ndërsa nëse të gjithë janë me mjekërr, atëherë do të dominojë ai i cili ka fytyrë dhe lëkurë fëmije.
Ndonjëherë duket se shprehja e vjetër se ‘bukuria qëndron në sytë e atj që shikon’ është e vërtetë. Ju nuk mund të gjykoni se kush duket mirë e kush jo. Si çdo tendencë, edhe kjo do të zbehet me kalimin e kohës. Vitin tjetër ndoshta do të ketë një pamje krejtsisht të re në modë.