-2.1 C
Priština
More

    Pse meshkujt pëlqejnë femrat e rrezikshme?

    spot_imgspot_img

    Pse tërhiqen nga ato kur e dinë se nuk janë zgjedhja e duhur për ta? Vajzat ambicioze, të cilat janë edhe vetjake, dëshirojnë sfida dhe ajo gjë i bën tërheqëse tek meshkujt. Në përgjithësi ato fitojnë mirë, janë të pavarura, ekstroverte dhe lehtë i shprehin ndjenjat e tyre. Ekspertët tregojnë se meshkujt e “mirë” ngjiten pas këtyre femrave sepse ato shpesh tregojnë mllefin, gjë të cilën vetë ata meshkuj nuk mund ta tregojnë.

    Me siguri e pyesni veten:”Përse ai e pëlqen këtë manipulatore?”, këto femra në përgjithësi janë të pashme ndërsa ajo që meshkujt duan tek tek ato është se ato janë të vetëdijshme për atraktivitetin e tyre dhe sillen në përputhje me rrethanat. Seksapili me të cilin e rrezatojnë në përgjithësi e përdorin që të manipulojnë dhe kontrollojnë partnerin, ndërsa ekspertët për lidhjet besojnë se meshkujt kanë vetëm një gjë në mendje për këto femra- si ti marrin në shtrat.

    Femrat me pamje të përsosur fizike të cilat zakonisht argëtohen me meshkuj me xhepa të thellë, të ashtuquajtura “sponzor-ngrënëse”, janë tërheqëse ndaj një lloji të meshkujve- atyre që kanë lekë dhe që femrat i perceptojnë si trofe të tyre. Meshkujt këto femra i përjetojnë si një element i garderobës së tyre, si diçka për të cilën meshkujt tjerë do t`i kenë zili përderisa ata ndjehen si “mbretër”.

    Këto femra ndonjëherë janë fëmijërore, kryesisht kaotike… Meshkujt të cilët janë në lidhje me këto femra kryesisht ndjehen si kalorës, ndërsa nga ndihma që ua ofrojnë për zgjidhjen e problemeve të shumta, ata ndjehen fuqishëm. Në të vërtetë ndjenja e fuqisë dhe pushtetit i bën ata meshkuj që të tërhiqen nga këto vajza.

    Pse janë gënjeshtaret tërheqëse për gjininë e kundërt? Ato në përgjithësi nuk duan një marrëdhënie serioze por vetëm seks të rastit, në të vërtetë nuk dëshirojnë lidhje mirëpo më vonë do të kërkojnë shpjegime nga partneri se “pse nuk dëshiron diçka më serioze”. Ekspertët thonë se meshkujt që në fillim e dinë se ajo nuk do të jetë vetëm një kombinim i rastësishëm seksi, por frikësohen se në qoftë se janë të sinqertë nga fillimi, ato do të ikin”kokë e këmbë”./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...