-2.4 C
Priština
More

    Pse meshkujt duhet të mbajnë unazë të fejesës?

    spot_imgspot_img

    Martesa është shumë më tepër se sa një unazë e çmuar, një dasëm e madhe dhe larja e tatimeve së bashku. Martesa ka të bëjë me krijimin e një partneriteti me dikë që fuqizon jetën tuaj deri në pafundësi.

    Siç mund të pritet, ajo fillon me një propozim e cila shpie deri tek fejesa. Në mënyrë tipike, kjo përfshin një çift të dashur, ku mashkulli ulet në gjunjë, nxjerr një kuti të vogël me një unazë ndriçuese dhe pyet të dashurën që të kalojë tërë jetën së bashku me të. Kur miqtë dhe të dashurit tuaj mësojnë për këtë lidhje apo status të ri të marrëshënies, një nga pyetjet e para që bëhen është: “A mund ta shoh unazën?”. Pyetja e dytë zakonisht është: “Unë jame ftuar në dasëm, apo jo?!” sepse gjëja e parë që ju bëni pas fejesës është të caktoni listen e të ftuarve tuaj. Pyetja se unaza e fejesës gjithmonë kërkohet të mbahet nga gruaja, por nga ana tjetër gishti i mashkullit mbetet lakuriq deri në ditën e dasmës. Por…pse? Pse meshkujt nuk mbajnë unazë të fejesës?

    E kuptojmë se jo të gjithë janë të dhënë pas bizhuterive, apo jo të gjithë mbajnë unazë të fejesës ose martesës, por le të ndalemi për një minutë që të kuptojmë se çfarë simbolizojnë këto unaza.

    Kjo unazë me përmasë të vogël, përfaqëson më shumë se sa thjeshtë një aksesor që ju e shikoni gjatë larjes së dhëmbëve në pasqyrë.

    Unaza ime e fejesës ka simbolizuar këto gjëra deri në ditën tone të martesës, pas 2 viteve e gjysmë:

    • Një aksesor të dashur për të treguar statusin tim të ri të marrëdhënies tek familjarët dhe miqtë.
    • Angazhimi për të kaluar pjesën e mbetur të jetës sime duke qenë personi dhe partneri më i mirë që mund të jetë.

    A nuk duhet që edhe i fejuari im të tregojë këto gjëra të njejta?

    Kur unë dhe partneri im potencial kemi biseduar për martesën tonë dhe angazhimet për pjesën tjetër të jetës që ta kalojmë së bashku, ne gjithashtu kemi biseduar edhe për fejesën tonë. Kemi biseduar rreth asaj se çfarë kishte rëndësi për ne, situatën e unazës dhe si kemi dashur që ajo të duket (unë kam kërkuar që ai ta vendosë në pjesë të ushqimit gjatë propozimit). Fundja, kjo ishte përvoja jonë për të qenë të fejuar, kështuqë kemi biseduar rreth gjërave që i kemi dëshiruar.

    Për të kishte rëndësi procesi i propozimit dhe ai donte që të ishte një surprise, por gjithashtu vlen të ceket se unë nuk dëshiroja që të isha pjesë e ndonjë spektakli madhështor para disa njerëzve.

    Shikuam unazat e fejesës bashkarisht pasiqë nëse do e mbaj atë unazë deri në varr, do të dëshiroja që të më përshtatej me shijen time. Pasi vendosa unë, filluam të kërkojmë një për atë, mirëpo pasi ai ishte i rritur në një vend që burrat nuk mbanin unaza, ai nuk dinte se çfarë të zgjedhë.

    Unë me të ndaja të gjitha ndjenjat që kisha për unazat, për atë se ishin simbol i lidhjes sonë e për këtë arsye do të doja që të mbante lidhjen tonë kudo me vete.

    E bukura e shekullit 21 qëndron në atë se secili ka më tepër liri që të sjellë vendime që funksionojnë për të dy dhe jemi më pak të detyruar të jetojmë nga pritje dhe vlera me afat të skaduar. Mbi të gjitha, po martohem me një djalosh të pashëm dhe të sjellshëm me të gjithë, andaj do të doja që t`i tregojë botës se më nuk është në “treg”, e kjo ndodh vetëm nëse e mban unazën.

    Pas ca bisedave u bindëm se unazat janë të patjetërsueshme, e më pas vazhduam me bisedën mbi atë se si do të dukej fejesa, martesa dhe jeta jonë e përbashkët. Që të dy unazat i morrëm me çmim nën 450 dollarë, ndërsa unaza e tij ishte diçka që e pëlqeu tejmase.

    Përsëri, martesa është shumë më shumë se unazat, vështrimet, shtrengimet e duarve. Konsideroni se jeni duke filluar një process të tërë si partner në të, që të dy duke mbajtur simbolet e dashurisë suaj, të përkushtimit dhe të thënies se jeni të nxënë.

    Nëse planifikoni të fejoheni, zonjusha, flisni me të dashurit tuaj për unazat e fejesës, ndërsa zotërinj, ndjehuni të privilegjuar dhe të nderuar të participoni në këtë gjest të dashurisë, përkushtimit dhe ndarjes së krevatit!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...