Këto papastërti mjedisore shkatërrojnë vajrat natyralë të lëkurës të cilët veprojnë si një barrierë mbrojtëse. Kjo e le lëkurën të ekspozuar ndaj radikaleve të lira dhe e le kolagjenin të bjerë, sjell plakjen, dëmtimin e qelizave, skuqjen dhe irritimin. Këto toksina gjithashtu krijojnë një barrierë fizike që pengon trajtimin me produkte.
Sipas studimeve të fundit, më shumë se 80% të popullsisë në botë thithin ajër të ndotur që tejkalon udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ndotja përshpejton krijimin e rrudhave, njollave të errëta dhe varjen e lëkurës dhe mund të kontribojë në zhvillimin e kancerit të lëkurës. Ja pse është kaq i rëndësishëm pastrimi i lëkurës në mënyrë që të heqë materialet e veçanta në pore.
Nëse ju nuk e lani mirë fytyrën përpara se të shkoni në shtrat, nuk i lejoni lëkurës të zhvillojë procesin e natyrshëm të riparimit.
Burimi: Harper’s Bazaar