-1.7 C
Priština
More

    Pse kjo nënë akoma vazhdon të ushqejë me gji vajzën e saj gjashtëvjeçare

    spot_imgspot_img

    Dhe nuk ka plane për t’u ndalur…

    Vajza gjashtëvjeçare e Denise Sumpter, Bella vazhdon akoma të ushqehet me gji dhe nëna e saj pohon se nuk ka për t’ia ndalur deri sa vajza e saj të vendosi vet për këtë.

    “Unë do të vazhdoj ta ushqej Belle-n për sa kohë që ajo e kërkon”, thekson nëna 44 vjeçare për Daily Mail. Belle nuk mbështetet vetëm në qumështin e Denise. Vajza e vogël thith qumështin e gjirit diku nga dy herë në ditë e deri në një herë në javë. Ndonjëherë, ajo shpreh dëshirë të bashkohet me vëllain e saj 18 muajsh në ushqimin e njejtë të gjidhënies. Ka raste kur vetvetiu e kërkon gjirin e nënës për t’u ushqyer.

    Nëna e saj e arsyeton se nuk ka asgjë të keqe këtu, unë ushqej fëmijët e mi sipas kërkesës dhe jam e gatshme sa herë që kanë nevojë. Ajo pohon se qumështi i gjirit i ndihmon fëmijët e saj të jenë të shëndetshëm, duke thënë se pothuajse kurrë nuk janë sëmurë dhe se i ndihmon të flenë mirë.

    Megjithëse Denise ka pasur shumë komente negative nga miq e familjar pse vazhdon akoma me gjidhënie, por ajo është e prerë në vendimin e saj dhe mburret me përfitimet e shumta të shëndetit që ofron qumështi i gjirit. Ajo poashtu thekson se njerëzit mendojnë se vajza e saj mund të krijojë varësi nga ajo, por ajo e kundërshton këtë duke thënë se vajza e saj është shumë e pavarur dhe nuk ka varësi nga qumështi i gjirit.

    Ajo nuk e kishte besuar se do të kishte akoma gji edhe pas sa viteve por për të dhe vajzën e saj është tërësisht e natyrshme. Kështu, për Denise nuk është aspak mundim kjo që po bën sepse fundja po jep përkujdesin e saj ndaj familjes, dhe se do të vazhdojë deri sa t’ua kërkojnë fëmijët./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...