Viruset janë të parët në listë për bllokimin e hundës tek foshnjet. Ka shumë lloje dhe nëntipe, por më e zakonshmja është shkarkimi i mukozës në hundë dhe riprodhimi i saj.
Të gjtiha këto viruse duken njësoj, krijojnë sekrecion, që është i qartë dhe i hollë.
Sistemi imunitar i foshnjeve është shumë i kufizuar, kështuqë edhe sasia më e vogël e virusit mund të shkaktojë bllokimin e hundëve.
Sa gjatë mund të qëndrojnë hundët e bllokuara?
Deri në pranverë!
Me shumë ose më pak pauza, fëmija mund të ketë hundë të bllokuar për rreth një javë. Pra, duhet vazhdimisht të tentojmë ti mbajmë hundët e foshnjeve të pastra dhe pa pengesa.
A mund të ketë komplikime?
- Inflamacion i veshit
- Kanali nxjerrës i veshit të mesëm (tubi Eustachian)
Si pastrohet hunda?
Tek foshnjat nuk janë të përshtatshme sprejet me tetrahydrochloride sepse nuk mund të arrijë të thithë përmes vrimave të vogla të hundës. Më së miri është përdorimi i tretjes fiziologjike (NaCl 0,9%).
- Për secilën vrimë të hundës nuk duhet më shumë se një millimeter tretje
- Koka duhet të vendoset mënjanë sepse kështu shmang sasinë e panevojshme të tretjes poshtë fytit në pjesën fillestare të trakeve që mund të shkaktojë kollë të panevojshme tek foshnajt.
- Pas dhënies së pikave, pushoni për 30 sekonda
- Nëse foshnja nuk mund ta gëlltit, ngadalë rotullojeni para me kokën pjerrët te poshtë dhe e tërë kjo do të kalojë për disa minuta.
Si të përdorni pikat e hundës?
Pikat përdoren me udhëzim nga mjeku, jo sipas jush. Ata nuk duhet të vendosen më tepër se 4 ditë.nuk është mirë që të derdhni pikat direct nga shishja sepse atëherë ne nuk e dime se si i kemi vënë pikat.
Shtoni lehtësisht nga një ose dy pika në secilën vrimë të hundës dhe koka duhet të mbahet në pjesën e pasme, në mënyrë që foshnja të shoikojë në tavan.
Ky shërbim i hundës kërkon shumë durim! Prandaj me këmbëngulje kujdesuni për fëmijët tuaj- kjo është e vetmja mënyrë për ti ndihmuar ata./kosovarja.ch/