-0.3 C
Priština
More

    Pse gjithmonë duhet të hiqni pallton e fëmijës përderisa është në ulësen e makinës

    spot_imgspot_img

    Nëse nuk e bëni këtë, ju do ta veni fëmijen tuaj në rrezik të madh…

    Nëse jeni duke udhëtuar diku gjatë sezonit të pushimit, ju pa vetëdije mund ti veni ato në rrezik me një pakujdesi fare të vogël. Ekspertët thonë se nëse e ulni fëmijën tuaj në ulësen speciale për fëmijë (maksikozë) dhe e lidhni me rripin e sigurisë përderisa ka të veshur pallto të trashë dimri, atëherë fëmija mund të jetë në rrezik të lartë për lëndim gjatë ndonjë aksidenti me makinë.

    Kur ju e lidhni fëmijën në maksikozë të makinës, dhe ai/ajo ka të veshur pallto të fryer dhe shumë të trashë, shiritat janë, në fakt, më lirshëm se sa duhet të jenë, pasi palltoja krijon një boshllëk apo hapësirë mes trupit të fëmijës dhe rripit të sigurisë. Fëmija ndoshta mund të duket se është i shtrënguar, por në fakt rripat janë shumë më të lirshëm për të qenë të sigurtë.

    Videoja më poshtë tregon se sa e madhe është hapësira mes fëmijës dhe rripit të sigurisë:

    Në rast të një aksidenti me makinë, palltoja kompresohet duke krijuar hapësirë të pasigurt për trupin e fëmijës për të lëvizur, madje edhe që të nxirret nga ulësja e makinës. Në vazhdim do të shihni një demonstrim provë për përplasje të makinës e që përfshin një maketë të veshur me një pallto të fryrë – dhe rezultatet janë të tmerrshme për secilin prind që e sheh.

    Blogeri për sigurinë e makinave “The Car Seat Lady” këshillon që fëmijës t’ia hiqni pallton para se të ulet në ulësen e tij. E shtrëngoni mirë me rripin e sigurisë duke mos lënë hapësirë të panevojshme e më pas mund t’ia hidhni sipër pallton apo ndonjë batanije për ta mbuluar nga i ftohti.

    Ulësja speciale e fëmijës në makinë dhe përforcimi i duhur i saj, redukton në mënyrë dramatike rrezikun e fëmijës për lëndime të mundshme gjatë ndonjë aksidenti me makinë, thuhet sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin e tyre. Udhëzimet e qeverisë ju këshillojnë që të mbani fëmijën tuaj në ulësen e pasme deri në moshë 12 vjeçare, apo edhe në ulësen e mesme, e cila është vendi më i sigurtë në automjet.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...